Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 arriti në 52.382 lekë. Statistikat e detajuara nga rajonet të raportuara nga INSTAT tregojnë se, Qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë (59.316 lekë), ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët (afërsisht 41.351 lekë dhe 41.571 lekë).

Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, Qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë me 13,2%, ndërsa Qarku i Lezhës ka pagën më të ulët 21,1 %.

Meshkujt kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës (62.620 lekë) dhe më të ulët në Qarkun e Lezhës (41.395 lekë).

Femrat kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës (55.510 lekë) dhe më të ulët në qarkun e Lezhës (41.300 lekë).

Në Qarkun e Fierit, meshkujt paguhen më shumë se femrat me rreth 17,8 %, ndërsa në Qarkun e Elbasanit meshkujt paguhen më pak se femrat me -3,7 %. Krahasuar me vitin 2018, paga mesatare mujore bruto gjatë vitit 2019 u rrit me 3,5 %. Qarku i Shkodrës ka rritjen më të madhe të pagave me 5,4 %, ndërsa qarku i Vlorës ka rritjen më të vogël me 2,4 %.

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit kanë paga më të larta se sektorët e tjerë. Ky sektor ka pagat më të larta në qarkun e Tiranës dhe më të ulëta në qarkun e Dibrës. Pagat më të ulëta janë në sektorin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Në këtë sektor pagat më të ulëta janë në qarkun Tiranë dhe më të larta në qarkun Shkodër.

Statistikat e tregut të punës mbi pagat, janë të bazuara në informacionin e të dhënave administrative nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kontribuesit në Sigurime Shoqërore.

Kriza e shkaktuar në ekonomi nga Covid-19 ka ndikuar në uljen e pagave gjatë vitit 2020. Në tremujorin e tretë të vitit, që ka qenë e dukshme në sektorin privat ndërsa pagat në shtet kanë vijuar rritjen. Sipas iNSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2020, është 52.815 lekë, duke rënë me 2.5% në krahasim me tremujorin e dytë 2020, ndërsa në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë është 1.8% më e lartë.

Dy sektorët që kanë shënuar rënien më të lartë të pagave në tremujorin e tretë të vitit, në raport me të dytin janë “Informacioni dhe komunikacioni”, paga mesatare mujore e të cilit zbriti në 76.7 mijë lekë, nga 84.5 mijë lekë në tremujorin e mëparshëm (-9%). Për sektorin financiar, paga ra nga 117.9 mijë lekë, në 102.6 mijë lekë (-13.3%)./Monitor/

The average monthly salary in Albania in 2019 reached 52,382 ALL. Detailed statistics from the regions reported by INSTAT show that, Tirana Region has the highest average monthly salary (59,316 ALL), while Lezha and Shkodra regions have the lowest salary (approximately 41,351 ALL and 41,571 ALL).

Compared to the monthly average at the national level, Tirana Region has the highest average monthly salary with 13.2%, while Lezha Region has the lowest salary 21.1%.

Men have the highest salary in the Region of Tirana (62,620 ALL) and the lowest in the Region of Lezha (41,395 ALL).

Women have the highest salary in the Region of Tirana (55,510 ALL) and the lowest in the Region of Lezha (41,300 ALL).

In the Region of Fier, men are paid more than women by about 17.8%, while in the Region of Elbasan men are paid less than women by -3.7%. Compared to 2018, the average gross monthly salary during 2019 increased by 3.5%. Shkodra region has the largest increase in salaries by 5.4%, while Vlora region has the smallest increase by 2.4%.

Studies on the average gross monthly salary show that financial and insurance activities have higher salaries than other sectors. This sector has the highest salaries in the region of Tirana and the lowest in the region of Dibra. The lowest wages are in the Agriculture, Forestry and Fisheries sector. In this sector the lowest salaries are in Tirana region and the highest in Shkodra region.

Labor market statistics on wages are based on the information of administrative data from the data of the General Directorate of Taxes, contributors to Social Insurance.

The crisis caused in the economy by Covid-19 has affected the reduction of wages during 2020. In the third quarter of the year, which has been evident in the private sector while wages in the state have continued to increase. According to iNSTAT, the average gross monthly salary for a salaried employee, during the third quarter of 2020, is 52,815 ALL, decreasing by 2.5% compared to the second quarter of 2020, while compared to the same quarter of the previous year is 1.8% higher.

The two sectors that have marked the highest decline in wages in the third quarter of the year, compared to the second are “Information and communication”, whose average monthly salary decreased to 76.7 thousand ALL, from 84.5 thousand ALL in the previous quarter. (-9%). For the financial sector, the salary fell from 117.9 thousand ALL, to 102.6 thousand ALL (-13.3%) ./ Monitor