Deputetja Rudina Hajdari do të kandidojë për zgjedhjet më 25 prill në qarkun e Elbasanit, nën siglën e nismës “Thurje”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Hajdari, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e saj arsyen se përse ka zgjedhur të kandidojë në Elbasan.

“Zgjodha Elbasanin, jo vetëm se jam rritur duke u larë në lumin Shkumbin, por sepse së bashku me shumë të rinj e të reja ne besojmë se mund të sjellim një ndryshim të vërtetë. Besojmë se Elbasani nuk mund të jetë vazhdojë të një qendër e krimit të organizuar e as të damkoset si i tillë.

Besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale larg ndotjes dhe mungesës së kujdesit për shëndetin, siç ndodh deri më sot. Besojmë se qarku i Elbasanit ka një potencial të madh për t’u kthyer në një qendër të rëndësishme turistike”, – shprehet Rudina Hajdari në videon e publikuar.

Postimi i Rudina Hajdarit në “Facebook” që bashkëshoqëron videon:

Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.

Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen.

Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.

Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit.

Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.

Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.

Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.

Eja bashkohemi!

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!

Ju falenderoj nga zemra.

https://www.facebook.com/rudinahajdari/videos/430622621318246

MP Rudina Hajdari will run in the elections on April 25 in the district of Elbasan, under the logo of the “Knitting” initiative.

The news was announced by Hajdari himself, through a post on the social network “Facebook”, where she also shared with her followers the reason why she chose to run in Elbasan.

“I chose Elbasan, not only because I grew up bathing in the Shkumbin River, but because together with many young people we believe we can make a real difference. We believe that Elbasan can not continue to be a center of organized crime or be branded as such.

We believe that Elbasan can be developed as an industrial center away from pollution and lack of health care, as is the case to date. We believe that the region of Elbasan has a great potential to become an important tourist center “, – says Rudina Hajdari in the published video.

Rudina Hajdari’s post on “Facebook” that accompanies the video:

Friends, I want to ask you today for support for an important decision I made with the team regarding the upcoming elections.

If you believe in me and our team please take some time, listen to me, give us a hand.

The time has come for us all to rebel against the old political class and this can only happen if we help those who get the courage to face it.

If you are from the region of Elbasan, I invite you to register at rudinahajdari.al and I will immediately contact you for an appointment, to be part of the team.

If you are elsewhere, I suggest this video to friends you know in the Elbasan region.

If you have the opportunity, you can donate for the campaign to rudinahajdari.al.

Change comes from people who have the courage to challenge the bitter reality and we have that courage.

We also have all the energy to face a rotten political class which has stolen us to the core.

Let’s get together!

We are not poor, we are stolen!

Thank you from the bottom of my heart