Për herë të parë në Tiranë do të zhvillohet një protestë në kohë pandemie ndërsa ajo do të mbahet këtë të enjte në orën 12:00 në sheshin Skënderbej.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është organizatore e kësaj protesten ndërsa përmes një reagimi, ka thirrur të gjithë qytetarët ‘kundër dikaturës’, ‘falimentimit ekonomik’ dhe ‘burgut shtëpiak’, gjatë pandemisë së Covid-19.

Sikurse kemi parë edyhe në vendet e tjera kryesisht perëndimore gjatë pandemisë, edhe orgabnizatorët e kësaj proteste kanë kërkuar nga pjesëmarrësit që të ruajnë distancën dhe të përdorin maska gjatë tubimit.

“Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak”, shkruehet ndër të tjera në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, e ndërmarrim këtē nismë për të thirrur një protestë, kundër diktaturës, falimentimit ekonomik dhe burgut shtëpiak, me të cilin janë dënuar 2.8 milion shqiptarë.

Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak.

Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar.

Ndërkohë Shqipëria ēshtë tërhequr nga 5 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

OKB dhe KE kanë paralajmëruar rrezikun e shfrytëzimit të epidemisë si pretekst për fuqizimin e regjimeve autoritare, si Shqipëria.

Ju ftojmë të protestojmë të enjten, më 7 maj, ora 12.00 në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, Sigurisht duke ruajtur distancimin social.

Sa më shumë të jemi, aq më të fortë jemi përballë policisë partiake të kryeministrit.

For the first time in Tirana, a protest will be held in pandemic time, while it will be held this Thursday at 12:00 in Skënderbej Square.

The Alliance for the Protection of Theater is the organizer of this protest, while through a reaction, it has called on all citizens ‘against the dictatorship’, ‘economic bankruptcy’ and ‘house arrest’, during the pandemic of Covid-19.

As we have seen in other countries, mainly in the West during the pandemic, the organizers of this protest have asked the participants to keep their distance and use masks during the rally.

“Doctors and prominent citizens have argued that the peak of the Covid-19 epidemic in Albania was between the end of January and the beginning of February, at least a month before the government stopped normal life in the country, condemning all people with unemployment and house arrest, ”reads the announcement of the Alliance for the Protection of Theater.

Full reaction:

Dear friends, we are taking this initiative to call for a protest against the dictatorship, economic bankruptcy and house arrest, with which 2.8 million Albanians have been convicted.

Prominent doctors and citizens have argued that the peak of the Covid-19 epidemic in Albania was between late January and early February, at least a month before the government banned normal life in the country, sentencing all people to unemployment. and house arrest.

Over 110,000 people have lost their jobs in the past two months, not counting half of the country’s rural population. Albania, poor and indebted even before the epidemic, is now in danger of economic bankruptcy. The IMF and the World Bank have already forecast a 5-7% drop in national production.

Meanwhile, Albania has withdrawn from 5 articles of the European Convention on Human Rights.

The UN and the EC have warned of the dangers of using the epidemic as a pretext for strengthening authoritarian regimes such as Albania.

We invite you to protest on Thursday, May 7, at 12.00 in Skënderbej Square, in Tirana, Certainly maintaining social distancing.

The more we are, the stronger we are in the face of the prime minister’s party police.