Ashtu si në çdo institucion tjetër, pandemia është ulur këmbëkryq edhe në shkolla, duke infektuar jo pak arsimtarë. Janë nxënësit të parët që e ndiejnë boshllëkun, me ndërrimin e shpeshtë të mësuesve, por edhe drejtoritë arsimore që iu duhet të bëjnë zëvendësime herë pas here në një vit të pazakontë si asnjëherë tjetër.

Në dy muajt e parë situata rezulton të ketë qenë nën kontroll, por tani duket se menaxhimi po del jashtë parashikimit, duke arritur deri aty sa të kërkojnë mësues edhe jashtë portalit të punësimit.

Zyra Vendore Arsimore e Elbasanit është e para që ka shpallur vende të lira pune, pasi ka ezauruar “Mësues për Shqipërinë”, prej vitesh shina e vetme që punëson mësuesit. Pak ditë më parë, Zyra Vendore e Arsimit në Elbasan ka shpallur thirrjen për tri vende pune të përkohshme, për të cilat nuk është gjetur asnjë mësues, pas ezaurimit të të gjithë mundësive që parashikon udhëzimi Nr.13. Konkurrimi do të bëhet me dosje dhe në rastin konkret, nuk ka rëndësi nëse kandidatët kanë kaluar filtrat e testimeve për punësim.

Burime zyrtare pranë ministrisë e arsyetojnë këtë kërkesë me zhdërvjelltësinë që duhet krijuar për të mundësuar mësimin normal, duke pohuar nga ana tjetër edhe se ka zona ku portali nuk ka rendiment. E, në fakt, një gjë e tillë parashikohet edhe në udhëzim duke i konsideruar këto rekrutime si raste të veçanta.

“Në rast se në përfundim të të gjitha procedurave të konkurrimit rezulton përsëri vend pune i lirë, ZVAP do të zhvillojë procedurat e konkurrimit me kandidatët e tjerë të interesuar, duke i renditur me pikë sipas nivelit të arsimimit dhe profilit të përafërt me kërkesat e vendit të punës”.

“Panorama” mëson se zyra në fjalë ka ndjekur të gjithë hapat duke pritur kandidatë sipas pikës së sipërcituar dhe pasi pa mësuar se ka aplikantë që për arsye të tyret nuk janë bërë pjesë e portalit, ka vendosur të hapë garën me dosje. Qeveria ka ndarë veç fondin e pagesës së një mijë mësuesve për t’i përdorur gjatë pandemisë, por, për disa zona, veçanërisht rurale, vazhdimisht ka pasur mangësi, pasi nuk preferohen. Për dhjetë mësues, Covid-19 ka rezultuar fatal, disa po marrin ende mjekim në një nga spitalet Covid, ndërsa rreth 600 janë në karantinë.

 

As in any other institution, the pandemic has subsided in schools, infecting quite a few teachers. They are the first students to feel the emptiness, with the frequent change of teachers, but also the educational directorates that have to make substitutions from time to time in an unusual year like never before.

In the first two months the situation turns out to be under control, but now it seems that the management is going beyond the forecast, reaching the point where they are looking for teachers outside the employment portal.

The Local Education Office of Elbasan is the first to announce vacancies, as it has exhausted “Teachers for Albania”, for years the only rail that employs teachers. A few days ago, the Local Education Office in Elbasan announced the call for three temporary jobs, for which no teacher was found, after exhausting all the possibilities provided by the instruction No.13. The competition will be done with files and in this case, it does not matter if the candidates have passed the filters of employment tests.

Official sources at the ministry justify this request with the flexibility that needs to be created to enable normal learning, claiming on the other hand that there are areas where the portal has no efficiency. And, in fact, such a thing is also provided in the instruction considering these recruitments as special cases.

“If at the end of all competition procedures there is again a vacancy, ZVAP will develop competition procedures with other interested candidates, ranking them with points according to the level of education and profile close to the requirements of the country of work”.

“Panorama” learns that the office in question has followed all the steps by waiting for candidates according to the above point and after learning that there are applicants who for their reasons have not become part of the portal, has decided to open the competition with files. The government has allocated a fund of one thousand teachers to use during the pandemic, but for some areas, especially rural areas, there have been persistent shortcomings, as they are not preferred. For ten teachers, Covid-19 has been fatal, some are still receiving treatment at one of Covid hospitals, while about 600 are in quarantine.