Në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, Policia Rrugore e Elbasanit ka rritur prezencën e saj, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar në shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, drejtimin e motoçikletave pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, mospërdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, mosrespektimin e përparësisë dhe të sinjalizimit rrugor, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, si dhe në shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Në funksion të kontrolleve, gjatë muajit gusht janë arrestuar në kushtet e flagrancës 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 9 në gjendje të dehur dhe 12 të papajisur me leje drejtimi, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 17 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po si rezultat i kontrolleve janë hequr 50 leje drejtimi, nga këto:

 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
 20 për shpejtësi tej normave të lejuara;
 8 për drejtim mjeti në sens të kundërt;
 12 për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Gjatë muajit gusht, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur gjithsej 3327 masa administrative, nga këto:

• 600 masa për shpejtësi tej normave të lejuara;
• 500 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 500 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 900 për parakalime të gabuara;
• 827 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Këto kontrolle do të vijojnë thekson Policia në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

In all interurban, urban and rural road axes, the Elbasan Traffic Police has increased its presence, to identify and punish violators of the Road Code.

Controls are focused on speeding, driving under the influence of alcohol or drunk, driving motorcycles without a driving license and without a helmet, not wearing a seat belt, using the phone while driving, overtaking mistakes, non-compliance with priority and road signs, incorrect behavior at roundabouts, as well as other violations that are a source of accident.

In order to control, during August, 21 drivers were arrested in flagrante delicto, of which 9 were drunk and 12 were not equipped with driving licenses, and 17 drivers were prosecuted at large for violating traffic rules.

As a result of the controls, 50 driving licenses were removed, from the following:

 10 for driving under the influence of alcohol;
 20 for speeding;
 8 for driving in the opposite direction;
 12 for other violations provided by the Road Code.

During August, the Traffic Police services imposed a total of 3327 administrative measures, of which:

• 600 measures for speeding;
• 500 for not wearing a seat belt;
• 500 for mobile phone use while driving;
• 900 for incorrect overtaking;
• 827 other measures for various violations of the Road Code.

These controls will continue, emphasizes the Police uninterruptedly in all road axes, in order to prevent accidents and increase road safety parameters.