Ngjarje e pazakontë në Gramsh. Qytetari merr televizorin e shtëpisë dhe e bën copë-copë para bashkisë.

Ngjarja ndodhi një natë më parë në qendër të këtij qyteti. Personazhi në fjalë mban emrin Dari Tabaku.

Me televizorin dhe një sopat në dorë ai ka dalë në sheshin para bashkisë së këtij qyteti dhe pasi e ka hedhur ekranin në shesh e ka bërë copë-copë me sopat duke nxjerrë të gjithë dufin e grumbulluar.
Shkak për veprimin e pazakontë është bërë ndërprerja e shpeshtë e dritave që sipas tij i ka djegur pajisjet shtëpiake. “ na i dogje pajisjet o i mallkuar”, dëgjohet të thotë qytetari.

Ai e ka postuar në profilin e tij në Facebook të gjithë skenën.

Banorë të qytetit dhe të fshatrave të Gramshit ankohen se gjatë kësaj periudhe dritat ikin e vijnë disa herë në ditë duke iu djegur elektroshtëpiaket. Sipas tyre shkak është mbingarkesa në rrjet, jo nga konsumi, por nga mbiprodhimi. Në Gramsh janë ndërtuar dhjetëra HEC-e që lidhen me sistemin por duket se gjatë ditëve me shi ka pasur mbiprodhim dhe thikat bien.

Pasojat po i vuajnë qytetarët, pasi sipas të dhënave, edhe mjaft të tjerë kanë pasur djegie të pajisjeve elektroshtëpiake.
Kërkesa e qytetarëve duket s epo bie në vesh të shurdhër pasi situata ka disa ditë që nuk po stabilizohet.

Dhe ky qytetar ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale për të protestuar.

Unusual event in Gramsh. The citizen takes the home TV and tears it to pieces in front of the town hall.

The event took place the night before in the center of this city. The character in question is named Dari Tabaku.

With the TV set and an ax in his hand, he came out in the square in front of the municipality of this city and after throwing the screen in the square, he tore it to pieces with the axes, taking out all the accumulated duff.
The reason for the unusual action was the frequent interruption of lights that, according to him, burned home appliances. “You burned our equipment, damn it”, the citizen is heard to say.

Residents of the town and villages of Gramsh complain that during this period the lights go out and come several times a day, burning their appliances. According to them, the cause is overload in the network, not from consumption, but from overproduction. Dozens of HPPs have been built in Gramsh that are connected to the system but it seems that during the rainy days there has been overproduction and the knives are falling.

Citizens are suffering the consequences, as according to the data, many others have also had burns of household appliances.
The demand of the citizens seems to be falling on deaf ears as the situation has not been stabilizing for several days.

And this citizen has chosen a completely original way to protest.