Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar në lidhje me plagosjen e dy efektivëve të policisë një ditë më parë në Mamurras.

Burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar David Madani polic patrulle, i cili plagosi dy koleget nga pakujdesia, për vetëmbrojtje. Gjithashtu të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Gjon Fufi, Rudolf Fufi dhe Nikoll Fufi (Vorfi) i cili mbeti i plagosur me sende të forta në vendin e ngjarjes.

Shkak për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në qendër të Mamurrasit ku u plagosën efektivët e policisë, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, është bërë thirrja e policëve ndaj dy të rinjve që po udhëtonin me makinë që të ndalonin për kontroll.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të niste një konflikt për shkak se dy të rinjtë nuk kanë pranuar që t’i nënshtrohen kontrollit. Ata kanë nxjerrë armën duke plagosur njërin prej policëve në këmbë ndërsa tjetri është qëlluar me sende të forta.

The number of people arrested in connection with the wounding of two police officers the day before in Mamurras has gone up to four.

Sources suggest that the police have arrested David Madani patrol policeman, who injured two colleagues by negligence, for self-defense. Also arrested in connection with this event are Gjon Fufi, Rudolf Fufi and Nikoll Fufi (Vorfi) who was injured with solid objects at the scene.

The cause for the event that happened the day before in the center of Mamurras, where the police officers, Flamur Lleja and Ilir Zekaj, were injured, was called by the police against the two young men who were traveling by car to stop for control.

That was enough to start a conflict between them because the two young men refused to submit to control. They pulled out their guns, injuring one of the officers on the leg while the other was shot with hard objects.