Lëkundjet e shpeshta të tokës këtë fund Shtatori kanë rikthyer frikën e tërmeteve. Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar prej 24 Shtatorit 20 lëkundje sizmike në vend, 15 prej te cilave me epiqendër në Belsh të Elbasanit. Sizmologët pranojnë se kjo është një zonë e re në hartën sizmike të Shqipërisë, por nuk i shohin ato të lidhura me lëkundjet e forta të vitit të kaluar.

“Është një zonë që ka një stil tektonik dhe një ndërtim gjeologjik ndryshe nga zona e Durrësit. Pak e vështirë për shkencën e gjeologjisë sot që pas një ngjarjeje të shfaqur qoftë edhe të rastësishme apo të ndjekur në mënyrë rigoroze të parashikosh se çdo të vijë pas kësaj ngjarje”.

Tërmeti më i fortë i 36 orëve të fundit ishte ai prej 4.5 Rihter me epiqendër në Cërrik. Po sa të rrezikuara janë ndërtesat nëse lëkundjet sizmike janë më të forta?

“Ato ndërtesa që nuk janë ndërtuar brenda kushteve teknike të paktën ato kushte që ka pasur Shqipëria janë të rrezikuara, ato që janë brenda kushteve nuk rrezikohen”.

Vendndodhja e Shqipërisë mes 2 pllakave tektonike asaj Afrikane dhe Euroaziatike, e bën një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Ndaj sipas ekspertëve është domosdoshmëri që për të gjitha ndërtimet të aplikohet Eurokodi, por ky i fundit nuk është miratuar zyrtarisht.Tv Klan

Frequent earthquakes this late September have restored fears of earthquakes. The Institute of Geosciences has registered since September 24 20 seismic tremors in the country, 15 of which with epicenter in Belsh, Elbasan. Seismologists admit that this is a new area on the seismic map of Albania, but do not see them associated with last year’s strong tremors.

“It is an area that has a tectonic style and a geological construction different from the Durrës area. “It’s a bit difficult for the science of geology today to predict after an event that appears, even if it is random or strictly followed, that everything will come after this event.”

The strongest earthquake of the last 36 hours was the 4.5 Richter one with epicenter in Cërrik. But how dangerous are buildings if seismic tremors are stronger?

“Those buildings that are not built within the technical conditions, at least those conditions that Albania had, are endangered, those that are within the conditions are not endangered.”

The location of Albania between 2 tectonic plates, the African and the Eurasian, makes it an area with high seismic activity. Therefore, according to experts, it is necessary to apply the Eurocode for all constructions, but the latter has not been officially approved.Tv Klan