Si pasojë e bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me zyrat homologe janë ekstraduar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kështu mësohet se është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Leonard Kodra, 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim e datës 28.09.2016 e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu njoftohet se është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar S. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.

Po ashtu është ekstraduar drejt Italisë, shtetasi M. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, i ka caktuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”.

As a result of the cooperation of OGC Interpol Tirana with counterpart offices, 3 citizens declared internationally wanted have been extradited.

Thus, it is learned that the Albanian citizen Leonard Kodra, 47 years old, resident in Malësi e Madhe, was extradited from Italy to our country. This citizen was declared internationally wanted, after the Shkodra Court of Appeals, with a decision dated 28.09.2016, sentenced him to 5 years in prison for the criminal offense “Production and sale of narcotics”.

It is also reported that the internationally wanted citizen S. K., 25 years old, resident in Kosovo, declared wanted by Interpol Wiesbaden, Germany, has been extradited to Germany, for the criminal offense “Attempted Murder”.

Also, the citizen M. Gj., 26 years old, resident in Durrës, was extradited to Italy, because the Court of Ravenna, Italy, on 31.08.2020, issued an arrest warrant for committing the criminal offense “Narcotics Trafficking”, “Participation in a criminal group” and violation of the law “On Weapons”, provided by the Criminal Code of Italy and the law “On drugs”.