Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, teksa besimtarët myslimanë do të duhet të agjërojnë nga data 12 prill deri më 12 maj. Sipas ritit fetar, përgjatë këtyre ditëve agjëruesit nuk hanë dhe as pinë asgjë nga lindja e diellit deri në perëndim.

Mirëpo për shkak të pandemisë, ajo që duan të dinë besimtarët është nëse prishet agjërimi në momentin që merr vaksinën gjatë muajit Ramazan. Lidhur me këtë, ka ardhur reagimi i disa mjekëve kryesorë myslimanë. Ka qenë Dr Farzana Hussain, një myslimane dhe mjeke e përgjithshme në The Project Surgery në Londrën Lindore, e cila u ka kërkuar njerëzve që edhe gjatë muajit Ramazan të marrin vaksinën Covid-19, duke theksuar se injeksioni nuk e prish agjërimin e tyre.

Dr Farzana Hussain: Marrja e vaksinës nuk do të prish agjërimin pasi nuk është ushqyerje, dhe kështu nuk ka absolutisht asnjë arsye pse ta refuzoni nëse jeni ftuar për të marr vaksinën AntiCovid.

A few more days separate us from the holy month of Ramadan, as Muslim believers will have to fast from April 12 to May 12. According to the religious rite, during these days the fasters do not eat or drink anything from sunrise to sunset.

But because of the pandemic, what believers want to know is if the fast is broken the moment they get the vaccine during the month of Ramadan. In this regard, the reaction of some leading Muslim doctors has come. It was Dr Farzana Hussain, a Muslim and general practitioner at The Project Surgery in East London, who urged people to get the Covid-19 vaccine during Ramadan, stressing that the injection did not break their fast.

Dr Farzana Hussain: Getting the vaccine will not break the fast as it is not nutrition, and so there is absolutely no reason to refuse it if you are invited to get the AntiCovid vaccine.