Një roje i një firme private ka folur për aksidentin në Berat-Skrapar ku automjeti ra nga ura drejt e në lumin Osum.

Roja thotë se nuk e pa momentin kur ra automjeti, por u tremb pasi dëgjoi një zhurmë si shpërthim bombe.

Ai thotë se në automjet udhëtonin një vajzë dhe një djalë, ndërkohë që ishte ushtria së bashku me mjekë e infermierë që hapën me forcë derën për të nxjerrë jashtë 28-vjeçaren Anxhela Ibra.

”Pashë vetëm kur erdhën forcat e ushtrisë. Rrëzimin nuk e pashë, vetëm kur plasi aty. Lajmërova ambulanëcn e Policinë. E nxori ushtria dhe mjekët me forcë, derën e makinës. Me ambulancë e çuan në Berat. Vajza ishte me një djalë, nuk i shihja. Unë u tremba, erdha këtu.”- tha roja.

Ajo më pë pas u dërgua për në ambulancë ku po merr trajtim mjekësor pasi është plagosur rëndë.

 

A guard of a private company spoke about the accident in Berat-Skrapar where the vehicle fell from the bridge towards the Osum River.

The guard says he did not see the moment when the vehicle fell, but was frightened after hearing a noise like a bomb blast.

He says that a girl and a boy were traveling in the vehicle, while it was the army together with doctors and nurses who forcibly opened the door to take out 28-year-old Angela Ibra.

“I only saw it when the army forces came. I did not see the crash, only when it exploded there. I called the ambulance and the police. The army and doctors forcibly pulled out the car door. He was taken by ambulance to Berat. The girl was with a boy, I did not see them. “I was scared, I came here,” said the guard.

She was then taken to the ambulance where she is receiving medical treatment after being seriously injured.