Si çdo ditë gjithnjë pranë jush, sepse ju kurrë nuk do të jeni vetëm, për më tepër në këto ditë të vështira, ku u kërkohet të rrini në shtëpi.

Vijon puna e përditshme e Bashkisë Elbasan në shpërndarjen e pakove ushqimore për njerëzit në nevojë dhe të moshuarit, në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat La Luce Dell’Est, A2B, Terre Des Hommes, ICC, Kryqi i Kuq dhe World Vision, të cilat kanë falenderimin e bashkisë së Elbasanit për suportin e tyre.

Ditën e sotme në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit të Elbasanit, shoqata La Luce Dell’Est në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit, shpërndau 120 pako ushqimore për familjet e komunitetit egjiptian në këtë lagje. I pranishëm për të shpërndarë pakot ushqimore ishe edhe vetë kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili po kujdeset personalisht që qytetarëve në nevojë të mos u mungojë asnjë shërbim në këtë periudhë të vështirë.

Z.Llatja, pohoi se përpos ndihmave në ushqime, po dezifenktohen edhe rrugët e qytetit si edhe të gjitha ambietet, ndërkohë që bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin në telefon tek numrat e vëna në dispozicion.

“Bashkia po i vjen në ndihmë komunitetit në këto ditë të vështira, teksa sot ishim tek komuniteti egjiptian. Për të shpërndarë 120 pako ushqimore për 120 familje. Janë ngritur grupet për organizmin. Po i vijmë gjithashtu në ndihmë të moshuarve. Paralelisht po merremi edhe me dezinfiktimin e zonave. Jemi të gjithë të angazhuar për të përballuar situatën. Kam një thirrje, mos dilni jashte, merrni numrat e vëna në dispozicion nga bashkia dhe do t’u përgjigjemi nevojave që keni”.


Ata që kanë sot nevojë më shumë se kurrë janë në fokusin e vazhdueshëm të bashkisë Elbasan, për të përballuar sa më mirë këtë situatë. Të gjithë bashkë do t’ia dalim. Kini durim dhe besim, sepse do të vijmë edhe në shtëpinë tënde, pasi janë evidentuar familjet në nevojë dhe të mosharit pa mbështetje. Sot, detyra juaj është të mos dilni nga shtëpitë. Ju lutemi qëndroni në shtëpi!

As every day always near you, because you will never be alone, especially in these difficult days, where you are required to stay home.

The daily work of the Elbasan Municipality continues to distribute food packages to people in need and the elderly, in close cooperation with the La Luce Dell’Est, A2B, Terre Des Hommes, ICC, Red Cross and World Vision Associations thank the municipality of Elbasan for their support.

Today, in the Beqir Dardha neighborhood of Elbasan, La Luce Dell’Est association in cooperation with the municipality of Elbasan distributed 120 food packages to the families of the Egyptian community in this neighborhood. Also present to distribute the food packages was the Mayor of Elbasan, Gledian Latatja himself, who is personally taking care that the citizens in need do not miss any service during this difficult time. Mr Llatja said that in addition to food aid, the streets of the city and all other facilities are being disinfected, while calling for people to stay home and call the available numbers.

“The municipality is helping the community in these difficult days, as we were today with the Egyptian community. To distribute 120 food packages to 120 families. Groups have been set up for the organism. We are also helping the elderly. We are also dealing with disinfection of areas. We are all committed to facing the situation. I have a call, don’t go out, get the numbers made available by the city hall and we’ll respond to your needs.”

Those in need today more than ever are in the constant focus of Elbasan municipality to better cope with this situation. We will all succeed together. Be patient and confident, because we will come to your home as well, as families in need and elderly people without support have been
identified. Today, your job is not to get out of the house. Please stay home!