“Italia do të jetë zonë e kuqe me një regjim lockdowni të plotë në ditët festive e parafestive të Krishlindjes e të ndërrimit të viteve, ndërsa nga data 24 dhjetor deri më 6 janar 2021, i gjithë vendi do të jetë një zonë e portokalltë me masa izolimi brenda komunave, rajoneve e provincave të çdo individi.” Regjimi i izolimit të plotë në Itali do të jetë i vlefshëm për 10 ditë rresht. 24, 25,26. 27, 31 dhjetor 2020 e 1,2.3. 5 e 6 janar 2021.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë një dalje publike ku informoi popullin italian se qeveria në kuadrin e periudhës festive, ka firmosur urdhërin e masave të reja për të luftuar rrezikun e pandemisë e cila vazhdon të regjistrojë në Itali një numër të lartë viktimash e personash të infektuar.

Në ditët festive e parafestive të periudhës kohore nga 24 dhjetor deri më 6 janar 2021 dalja nga banesat private do të lejohet vetëm një herë në ditë e nga ora 5.00 deri në ora 22.00 të mbrëmjes për vetëm dy persona, të cilët dëshirojnë t’ju bashkohen familjarëve të tyre që jetojnë në të njëjtin rajon. Në këtë rregull përjashtohen minorenët nën 14 vjeç të shoqëruar me prindërit.

Në ditët e tjera jofestive e joparafestive (në datat 28, 29, 30 dhjetor e 5 janar ) i gjithë territori kombëtar do të jetë një zonë e portokalltë duke mos lejuar lëvizjen mes komunave në të njëjtin rajon por me përjashtimin që në komunat e vogla me 5 mijë banorë mund të lejohet lëvizja në një hark gjeografik maksimumi 30 km.

Orari i “shtetërrethimit” do të vazhdojë të jetë nga ora 22.00 deri në 5.00 të mëngjesit.

Në rast të shkeljes së këtyre masave të reja do të aplikohet gjobvënia nga 400 deri në 100 euro e për bizneset nga 5 ditë deri në 30 ditë masë mbyllje aktiviteti.

Prej ditës së dielë datë 20 dhjetor 2020 e për 3 ditë rresht, i gjithë vendi do të jetë zona e verdhë, pra me lejimin e lëvizjes mes komunave të të njëtit rajon por me ndalimin e spostimit nga një rajon në tjetrin, me përjashtim për motiv pune, shëndeti apo të jashtëzakonshëm.

“Italy will be a red zone with a full lockdown regime in the festive and pre-festive days of Christmas and New Year, while from December 24 to January 6, 2021, the whole country will be an orange area with masses isolation within the municipalities, regions and provinces of each individual. ” The complete isolation regime in Italy will be valid for 10 consecutive days. 24, 25.26. 27, 31 December 2020 of 1,2.3. 5 and 6 January 2021.

The news was announced by the Italian Prime Minister Giuseppe Conte, during a public speech where he informed the Italian people that the government in the festive period, has signed the order of new measures to combat the risk of pandemic which continues to register in Italy a number of high number of victims and infected persons.

On festive and para-festive days of the period from December 24 to January 6, 2021, exit from private apartments will be allowed only once a day and from 5.00 to 22.00 in the evening for only two people who wish to join their family members living in the same region. This rule excludes minors under 14 years of age accompanied by their parents.

On other non-festive and non-festive days (December 28, 29, 30 and January 5) the entire national territory will be an orange area not allowing movement between municipalities in the same region but with the exception that in small municipalities with 5 thousand inhabitants can be allowed movement in a geographical arc maximum 30 km.

The hours of the “state siege” will continue to be from 22.00 to 5.00 in the morning.

In case of violation of these new measures, the fine from 400 to 100 euros will be applied and for businesses from 5 days to 30 days the activity closure measure.

From Sunday, December 20, 2020 and for 3 days in a row, the whole country will be the yellow zone, ie by allowing movement between municipalities of the same region but by prohibiting relocation from one region to another, except for motive work, health or emergency.