Si ndikon tiroidja te semundjet e zemres, ja cfarë duhet të dini patjetër.

Shpesh herë ndodh që problemet me tiroiden nxisin shqetësime të tjera me zemrën. Mjekët nënvizojnë rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të këtyre problemeve për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Tiroidja ndihmon në rregullimin e metabolizmit, furnizimit me oksigjen, tretjes, funksionit të muskujve e të tjerë.Praktikisht, tiroidja ndikon tek çdo organ, përfshirë zemrën. Nëse një person vuan nga zemra, çrregullimet me tiroiden mund të përkeqësojnë simptomat ose të nxisin të reja. Sipas të dhënave, prodhimi i pakët i horomoneve (hipotiroidizmi) ose i tepërt (hipertiroidizmi) ka një ndikim domethënës tek zemra.
Hipotiroidizmi dhe Zemra

Hormonet e tiroides janë të nevojshme për funksionet kardiovaskulare. Në mungesë të hormoneve as zemra dhe as enët e gjakut nuk funksionojnë siç duhet. Në rastin e hipotiroidizmit, niveli i pakët i hormoneve dobëson muskujt e zemrës duke nxitur kopalsin e saj. Për më tepër, hipotiroidizmi shkakton ngurtësimin e enëve të gjakut gjë që nxit hipertensionin.

Problemet më të mëdha me zemrën që shkakton hipotiroidizmi janë:

Vështirësia në frymëmarrje,
Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës,Rritje e tensionit diastolik,
Edemë,
Përkeqësim të problemeve ekzistuese me zemrën.

Hipertiroidizmi dhe Zemra

Hipertiroidizmi shkaktohet nga prodhimi i tepërt i hormoneve nga tiroidja. Sipas informacioneve, prania e tepërt e hormoneve është stërmunduese për zemrën dhe e sforcon atë. Hormonet rrisin forcën kontraktuese të muskulit të zemrës dhe nevojën për oksigjen. Për pasojë pacientët që vuajnë nga hipertiroidizmi por edhe një sëmundje e fshehur e zemrës rrezikohen nga:
Takikardia,
Tensioni i lartë sistolik,
Vështirësi në frymëmarrje,
Dhimbje në kraharor e të tjerë.

Fakte Që Nuk i Dinit Për Tiroiden

Kjo gjëndër mund të përmbajë një sasi vdekjeprurëse hormonesh, të cilat nëse do të çliroheshin menjëherë në organizëm do të të merrnin jetën. Për fat të mirë, funksionet e tiroides kontrollohen me rreptësi nga sinjale të ndjeshme që lidhin trurin, tiroiden, volumin e gjakut dhe indet e trupit.

Punoi: Zymelda Mecja

Gazetari Anglisht- viti i dyte