Policia e Tiranës ka marrë në pyetje motrën e dy viktimave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi që u vranë nga Përparim Ademi. Në pyetje është marrë po ashtu edhe djali i Zhaneta Metanit. Ata janë pyetur lidhur me akuzat e bëra publike se autori i vrasjes Përparim Ademi u ka trafikuar fëmijët motrave.

Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të prokurorisë. Ata qëndruan për gati tre orë në Drejtorinë e Policisë.

Burime nga policia pohuan për gazetaren Xhensila Kodra se Adriana, motra e dy viktimave, u qëndron edhe një herë deklarimeve të bëra publike se autori Përparim Ademi ka detyruar dy motrat e saj, Zhanetën dhe Kristinën, të lindnin dhe të shisnin fëmijë.

Fillimisht, sipas deklarimeve të saj kjo ka ndodhur kur dy vajzat jetonin në Greqi. Sipas burimeve bëhet me dije se kjo gjë ka ndodhur mes viteve ’90 dhe ’97. Ato janë mbajtur në një hotel po në Selanik, ku dyshoheshin se shfrytëzoheshin për prostitucion. Sipas Adrianës, historinë e dy motrave, ajo ka pohuar se e ka marrë vesh pak vite më parë. Sipas dëshmisë, Zhaneta ka marrë ekspuls nga Greqia para disa vitesh pasi është arrestuar për prostitucion.

Ndërkohë, djali i mitur i Zhanetës është pyetur në polici edhe një herë në lidhje për dinamikën e ngjarjes, ku ka dhënë detaje konkrete mbi ekzekutimin e të ëmës dhe tezes së tij. Në lidhje me kërcënimet që pretendohen se i janë bërë djalit të Përparim Ademit, Adriana ka pohuar se nuk ka dijeni se familjarët e saj kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas saj janë të paktën 10 fëmijë të trafikuar. Sipas familjarëve të viktimës, dyshohet se Përparim Ademi ka pasur dijeni se Zhaneta dhe Kristina u kanë treguar familjarëve episodet e kryera në Greqi.

Tirana Police have interrogated the sister of the two victims, Zhaneta Metani and Kristina Bardhi who were killed by Përparim Ademi. Zhaneta Metani’s son was also interrogated. They were asked about the accusations made public that the perpetrator of the murder, Përparim Ademi, trafficked his sisters’ children.

The interrogation was done at the request of the prosecution. They stayed for almost three hours at the Police Directorate.

Sources from the police confirmed for the journalist Xhensila Kodra that Adriana, the sister of the two victims, stands once again to the public statements that the author Përparim Ademi has forced her two sisters, Zhaneta and Kristina, to give birth and sell children.

Initially, according to her statements, this happened when the two girls were living in Greece. According to sources, this happened between the ’90s and ’97. They were held in a hotel in Thessaloniki, where they were suspected of being used for prostitution. According to Adriana, the story of the two sisters, she claimed that she found out a few years ago. According to the testimony, Zhaneta received an expulsion from Greece a few years ago after being arrested for prostitution.

Meanwhile, Zhaneta’s minor son was asked to the police once again about the dynamics of the event, where he gave concrete details on the execution of his mother and aunt. Regarding the threats allegedly made against Përparim Ademi’s son, Adriana stated that she was not aware that her family members had done such a thing.

According to her, at least 10 children are trafficked. According to the relatives of the victim, it is suspected that Përparim Ademi was aware that Zhaneta and Kristina told the family about the episodes committed in Greece.