Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës, ditën e shtunë u raportua se ishte zhdukur. Familjarët e tij kishin lajmëruar rastin në polici, ku edhe kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit.

Dyshohet se Jetmir Rudi është rrëmbyer, pasi nga fotot e dërguara në redaksinë e TV Malisheva, 28-vjeçari shihet i lidhur dhe i shtrirë në tokë pothuajse i zhveshur. Ai është gjetur nga familjarët e tij të dielën rreth orës 18:00.

28-vjeçari, për 25 orë nuk u bë i gjallë për familjarët, të cilët raportuan rastin në polici, ata në mëngjesin e kësaj të diele nisën kërkimet bashkë me policinë në zonat rreth fshatit Rud të Malishevës.

Pikërisht në këtë fshat ai u gjet, gjithnjë sipas familjarëve në gjendje të mirë shëndetësore, por pak i shqetësuar.

Njëri nga të afërmit e tij ka treguar për “Klan Kosova” se ata dhe policët e kishin kërkuar në të njëjtën rrugë Jetmirin gjatë tërë ditës, por ai nuk ishte parë nga familjarët, prandaj dyshojnë se dikush e ka sjellë më vonë aty.

Ndërkohë zyrtarët policorë nuk kanë arritur akoma ta intervistojnë Jetmir Rudin për të mësuar nëse ai vërtetë është rrëmbyer dhe detajet tjera nga zhdukja e tij. Aktualisht ai është duke u trajtuar në QKUK.

Jetmir Rudi from the village of Rud in Malisheva was reported missing on Saturday. His relatives had reported the case to the police, where they had asked for help in finding the 28-year-old.

It is suspected that Jetmir Rudi has been abducted, as from the photos sent to the editorial office of TV Malisheva, the 28-year-old is seen tied up and lying on the ground almost naked. He was found by his family on Sunday around 6 p.m.

The 28-year-old did not live for 25 hours for the family members, who reported the case to the police, they this Sunday morning started the search together with the police in the areas around the village of Rud in Malisheva.

It was in this village that he was found, always according to family members in good health, but a little worried.

One of his relatives told “Klan Kosova” that they and the police had been looking for Jetmir on the same street all day, but he had not been seen by his family, so they suspect that someone brought him there later.

Meanwhile, police officers have not yet managed to interview Jetmir Rudi to find out if he was indeed abducted and other details of his disappearance. He is currently being treated at the UCCK.