Dogana e Kakavijës është mbyllur për 24 orë për shkak të grevës që po bëhet nga pala greke. Mbyllja nis nga e mërkura më 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavijës, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme.

Kështu, gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.
Dogana Shqiptare u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj dege doganor.

Kakavija Customs has been closed for 24 hours due to the strike being carried out by the Greek side. The closing starts from Wednesday, February 17th, local time 07:00 until 07:00 on 18 February.

Greek Police authorities, based on an official notification sent to the Kakavija Border Police, clarify that due to the strike that will take place by Greek customs employees, there will be a work stoppage, starting the next day.

Thus, during this time frame, both at the entrance and exit of the Greek customs, the passage of vehicles such as motorcycles, cars, vans transporting citizens and trucks transporting goods will not be allowed.

Exceptions will be made only for pedestrians, trucks transporting foodstuffs stored in refrigerated conditions, trucks transporting live animals, medicines and vehicles for emergencies.
Albanian Customs has called on citizens and businesses that want to travel to Greece, to avoid traveling to this customs branch during this time frame.