Situata e rënduar në pikën kufitare të Kakavijës vijon të përkeqësohet ku ditën e sotme janë shtuar mjetet që presin të kalojnë kufirin duke e çuar radhën deri në 25 kilometra.

Raportohet se vargu i makinave ka arritur deri në fshatin Grapsh gjatë orëve të natës. Pala greke e ka mbyllur kufirin e saj në orën 22:00, por kjo nuk ka penguar qytetarët t’i drejtohen kufirit për të ikur në territorin grek duke sjellë shtim të makinave që presin për të kaluar dhe përkeqësim të situatës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se autoritetet vijojnë komunikimet me qeverinë greke për të pasur lehtësim të procedurave për kalimin e qytetarëve, ndërsa u është dhënë ndihmë ushqimore, shëndetësore dhe asistencë për higjienën sanitare.

“Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren. FA në krye të detyrës!”, shkruan Xhaçka.

Kjo situatë vijon prej 4 ditësh, duke u kthyer në një krizë humanitare, ku qytetarët vijojnë të qëndrojnë në temperatura tepër të lart.

Sipas kufizime të reja që ka vendosur Greqia pjesë e masave për pandeminë, duke filluar nga 16 gushti, në pikët kufitare të Kakavijës nuk do të mund të kalojnë më shumë se 750 persona, ndërsa nga ajo e Kapshticës 300 persona. Nuk dihet ende se si do të veprohet me radhët e qytetarëve që prej ditësh presin të bllokuar në rrugë.

Ditën e djeshme ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte prezente në Kakavijë ku siguroi se qytetarët nuk do u mungojnë nevojat baze, duke sjellë ujë, ushqim, tualete të lëvizshme dhe ekipe mjekësore për tu ardhur në ndihmë.

Përpjekjet e bisedimeve nga Ministria e Jashtme që pala greke të vijonte punën e dhe gjatë natës, përtej orarit 22:00 të përcaktuar nuk arritën në dakordësi. Ora 22:00 e mbrëmjes së djeshme shënoi mbylljen e kufirit nga pala greke për të rinisur punën sot sërish në 06:00. Pala greke arriti vetëm të dërgonte disa ekipe mjekësore më shumë në kufi për të bërë tamponin për të përballuar fluksin e lartë. Gjithashtu u vendos që testimi të bëhej me kampion 1 në 10 makina, në mënyrë që të lehtësohej sa më shumë lëvizja.

E gjithë kjo radhë është krijuar jo vetëm për shkak të tamponi dhe mbylljes së kufirit gjatë natës, por dhe fatit që duke filluar nga nesër çdo qytetar që hyn në Greqi duhet të karantinohet 7 ditë. Kjo ka bërë që qytetarët të zgjedhin të kalojnë para kësaj date, por kjo ka shkaktuar fluks të papërballueshëm për palën greke.

Ora 13:40
Radhët në Kakavijë, Xhaçka thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet, kush po pret në radhë të kthehet pas deri në normalizim
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë më drejt Greqisë dhe se ata që presin në radhë prej 4 ditësh të kthehen pas, deri në normalizimin e situatës.

Ajo tha se Forcat e Armatosura po qëndrojnë në krah të qytetarëve duke i ndihmuar me nevojat bazike. Xhaçka shprehet se fatkeqësisht nuk mund të bëjnë dot asgjë përpara rregullave të vendosura nga qeveria greke si pjesë e masave kufizuese për pandeminë dhe se numri i kalimit të qytetarëve është i kufizuar nga pala greke.

Ditën e sotme situata në Kakavijë është përkeqësuar ku radha e mjeteve ka shkuar deri në 25 kilometër pranë fshatit Grapsh.

“Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër. Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës”, shkruan Xhaçka.

Ora 12:41
‘Jam nisur në këmbë që nga Gjirokastra’, qytetarët: Kemi ecur me orë të tëra, vdiqëm

Dsa nga qytetaret kanë mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës këmbë të ngarkuar me valixhe e çanta në krahë. Të rraskapitur nga rruga dhe të paushqyer, qytetarët kanë krijuar një radhë të gjatë në pikën kufitare pranë sporteleve duke u mbledhur në grumbuj me shpresën për të kaluar.

Ata kanë bërë në këmbë kilometra të tëra, kush 13 km dhe kush 17km , pasi autobusët i kanë lënë në rrugë dhe nuk mund të kalojnë për shkak të bllokimit të rrugëve. Mes personave që kanë ecur në këmbë ka pasur edhe fëmijë, të cilët janë të rraskapitur dhe të dehidratuar.

The aggravated situation at the Kakavija border crossing continues to deteriorate, with the number of vehicles waiting to cross the border increasing today, bringing the queue up to 25 kilometers.

The line of cars reportedly reached the village of Grapsh during the night hours. The Greek side closed its border at 22:00, but this did not prevent citizens from heading to the border to flee Greek territory, bringing more cars waiting to cross and worsening the situation.

The Minister of Defense, Olta Xhaçka, said that the authorities are continuing the communications with the Greek government in order to facilitate the procedures for the passage of citizens, while they have been provided with food aid, health and sanitary hygiene assistance.

“Diplomatic authorities are in constant communication with the Greek side to facilitate the procedures, while the Armed Forces have dawned with the citizens standing in line in Kakavija offering health assistance, food aid, drinking water and sanitary hygiene assistance in the field. FA on duty! “, Writes Xhaçka.

This situation has been going on for 4 days, turning into a humanitarian crisis, where citizens continue to stay in extremely high temperatures.

According to the new restrictions imposed by Greece as part of the measures for the pandemic, starting from August 16, no more than 750 people will be able to cross the Kakavija border crossings, while 300 people will be able to cross the Kapshtica border. It is not yet known what will happen to the ranks of citizens who have been waiting for days on the road blocked.

Yesterday, the Minister of Defense, Olta Xhaçka was present in Kakavija where she assured that the citizens will not miss the basic needs, bringing water, food, mobile toilets and medical teams to come to the aid.

Attempts by the Foreign Ministry to continue the work of the Greek side and overnight, beyond the scheduled time of 22:00 failed to reach an agreement. The time of 22:00 last night marked the closing of the border by the Greek side to resume work today again at 06:00. The Greek side only managed to send a few more medical teams to the border to do the buffer to cope with the high influx. It was also decided that the test should be done with a sample of 1 in 10 machines, in order to facilitate movement as much as possible.

All this queue has been created not only due to the buffer and closing of the border at night, but also the fate that starting tomorrow every citizen entering Greece must be quarantined for 7 days. This has made the citizens choose to cross before this date, but this has caused unbearable influx for the Greek side.

13:40
Queues in Kakavija, Xhaçka call on citizens: Avoid travel, who is waiting in line to return to normalization
The Minister of Defense Olta Xhaçka has called on the citizens not to travel to Greece anymore and that those who wait in line for 4 days to return, until the situation normalizes.

She said that the Armed Forces are standing by the side of the citizens helping them with basic needs. Xhaçka says that unfortunately they can not do anything before the rules set by the Greek government as part of the restrictive measures for the pandemic and that the number of citizens crossing is limited by the Greek side.

Today the situation in Kakavija has worsened where the queue of vehicles has gone up to 25 kilometers near the village of Grapsh.

“The Armed Forces continue to stay in Kakavija to come to the aid of every citizen standing in line, but everyone should be aware that these are measures dictated to prevent COVID-19, by another state. The number of citizens allowed to cross is quite limited and the passage of all those currently in line is unfortunately impossible, so we urge not only other citizens not to head to the border points with Greece, but also those waiting in “They should return to their apartments until the situation normalizes,” Xhaçka wrote.

12:41 p.m.
‘I started walking from Gjirokastra’, citizens: We walked for hours, we died

From the footage provided by Report Tv, some of the citizens arrived at the Kakavija border crossing on foot loaded with suitcases and bags in their arms. Exhausted from the road and malnourished, citizens have formed a long queue at the border point near the counters gathering in piles in the hope of crossing.

They have walked for miles, some 13km and some 17km, as buses have left them on the road and cannot cross due to roadblocks. Among the people who walked were children, who are exhausted and dehydrated.