Një vrasës shqiptar, i cili ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me 68 emigrantë të tjerë nga Shqipëria, kërkon azil për shkak të frikës se do të vritet nga familja e viktimës që ka shkaktuar si pasojë e gjakmarrjes.

Vrasësi shqiptar, qëlloi për vdekje një nënë në sy të vajzës 8-vjeçare. Ai pretendon se është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe se ka shkuar në Britani me anije.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur, por bëhet e ditur se është 42 vjeç. Mësohet se ai mbahet nën masë sigurie që prej Nëntorit. Shqiptari po kërkon që të mos deportohet.

Megjithatë në gjykatë është zbuluar se pavarësisht se ka qenë nën masë sigurie, në Prill, ai është kapur me një sasi kokaine. Hetimet zbuluan se në Shqipëri, ai është dënuar me 15 vjet burg për vrasje, 2 vjet për grabitje dhe 16 muaj për një akuzë ende të panjohur nga autoritetet britanike.

Mësohet se ai ishte nisur nga Belgjika për të shkuar në Britani. Ai ka pretenduar se ka qenë një viktimë e trafikimit. 42-vjeçari ka thënë se është trafikuar në Greqi kur ka qenë adoleshent dhe atje është rrahur e detyruar që të punojë. Po ashtu ai pretendon se ka qenë viktimë e torturës duke thënë se është ngacmuar dhe rrahur nga gardianët ndërkohë që ishte në burg.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat, shqiptari ka vuajtur 12 nga 15 vjet burg për të cilat ishte dënuar në Shqipëri. Vrasjen e gruas në sy të fëmijës, ai e kishte kryer në shtëpinë e viktimës në qendër të një fshati në Shqipëri, por mediat nuk e bëjnë të ditur emrin.

An Albanian killer, who entered the United Kingdom illegally with 68 other immigrants from Albania, seeks asylum for fear of being killed by the family of the victim he caused as a result of the blood feud.

The Albanian killer shot dead a mother in front of an 8-year-old girl. He claims to be a victim of human trafficking and to have traveled to Britain by boat.

His identity has not yet been revealed, but it is revealed that he is 42 years old. It is learned that he has been held under security since November. The Albanian is asking not to be deported.

However, the court found that despite being under security, in April, he was caught with a quantity of cocaine. Investigations revealed that in Albania, he was sentenced to 15 years in prison for murder, 2 years for robbery and 16 months for a charge still unknown to the British authorities.

It is learned that he had left Belgium to go to Britain. He claimed to have been a victim of trafficking. The 42-year-old said that he was trafficked to Greece when he was a teenager and was beaten there to work. He also claims that he was a victim of torture, saying that he was harassed and beaten by the guards while he was in prison.

According to media reports, the Albanian has suffered 12 of the 15 years in prison for which he was sentenced in Albania. The murder of the woman in front of the child, he had committed in the victim’s house in the center of a village in Albania, but the media do not disclose the name.