Vilson Çutaj, babai i katër fëmijëve, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu i Reçit, është qëlluar nga një distancë prej 3 apo 4 metra me armë, duke mbetur i vdekur në vend. Çutaj është qëlluar me një plumb pas koke dhe pas tij, Danjel Pepaj ka qëlluar me një plumb pas shpine dhe kushëririn e tij Klement Pepaj, duke e lënë të vdekur në vend.

Danjel Pepaj më pas i ka vënë zjarrin ambienteve të tharjes së drogës dhe kasolleve, por në vendgjarje ka lënë shumë prova, megjithëse armën e krimit ka arritur ta zhdukë. Që prej datës 3 tetor 2020, Vilson Çutaj, Klement Pepaj por edhe autori i krimit Danjeli, ishin zhdukur pa adresë.

Vilsoni dhe Klementi, janë gjetur të pajetë në mesditën e 8 tetorit, pranë një parcele me drogë. Ndërkohë policia vijon ende kërkimet për autorin e krimit Danjel Pepaj, i cili deri në këtë fazë nuk dihet se ku ka shkuar, megjithëse dyshimet flasin se është larguar në drejtim të Malit të Zi.

Pesë grupe policie janë angazhuar për gjetjen e dy viktimave në fshatin Vrith, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Sipas një raporti informativ që policët specialistë të zonës ia kanë dërguar Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë gjetur në 8 tetor 2020 rreth orës 12:00 në vendin e quajtur rrëza e Glecarve.

Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.

“Nga këqyrja e kufomave u konstatua se viktimat janë qëlluar nga prapa-para, me plumba automatiku, në kokë dhe në shpinë në një distancë 4-5 metër larg. Autori pasi ka kryer vrasjen, ka djegur dy ambientet e pushimit kasolle dhe ambientin e tharjes së drogës, ku ka mbajtur sendet e tij dhe është larguar duke marrë me vete dhe armën e krimit. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorë të kultivimit të bimëve narkotike janë Danjel Pepaj dhe babai i tij Rrok Pepaj, dyshime këto të bazuara nga deklarimi i Olson Çutaj, i cili tregon se Rrok Pepaj i ka pohuar për vendin e kultivimit, tabulatet telefonike të personit të dyshuar, si edhe deklarimet e të afërmve të tij”- thuhet në dokument.

Në raportin informativ thuhet se në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 2 gëzhoja automatiku kallashnikov, një fishek të paplasur dhe dy aparate telefoni që i përkasin dy viktimave. Disa copa plastmasi me ngjyrë të zezë, një top me tel, një top me fije filispanjë me ngjyrë jeshile dhe një biçak.

Gjithashtu nga kontrolli i këtij territori, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjerën kishte 29 bimë narkotike të mbjella, të rritura deri në 1.5 metër dhe pjesa tjetër me gropa pa bimë.

Gjithashtu në të njëjtën zonë kishte 2 ambiente pushimi kasolle dhe vende për tharje të improvizuara të bimëve me dru, por që ishin djegur plotësisht. Në raport thuhet se pasi është përfunduar dokumentimi i kësaj vendgjarje, është asgjësuar bima narkotike me anën e djegies.

Vilson Çutaj, the father of four children, who had just been released from Reç prison a few months ago, was shot from a distance of 3 or 4 meters with a gun, leaving him dead on the spot. Çutaj was shot in the head and behind him, Danjel Pepaj was shot in the back and his cousin Klement Pepaj, leaving him dead on the spot.

Danjel Pepaj then set fire to the drug drying facilities and huts, but left a lot of evidence at the scene, although he managed to destroy the weapon of the crime. As of October 3, 2020, Vilson Çutaj, Klement Pepaj but also the perpetrator Danjeli, had disappeared without an address.

Wilson and Clement were found dead at noon on October 8, near a drug parcel. Meanwhile, the police are still searching for the perpetrator Danjel Pepaj, who until this stage is not known where he went, although suspicions say that he left in the direction of Montenegro.

Five police groups have been engaged to find the two victims in the village of Vrith, Klement Pepaj and Vilson Çutaj. According to an informative report that the specialist police of the area have sent to the Serious Crimes Directorate in Tirana, the dead bodies of Klement Pepaj and Vilson Çutaj were found on October 8, 2020 at around 12:00 in the place called Glecarve root.

After finding the two dead bodies, it was found that both victims were shot with a bullet in the back. Wilson was shot in the head while Clement was shot in the back.

“Examination of the corpses showed that the victims were shot from behind, with automatic bullets, in the head and back at a distance of 4-5 meters away. The perpetrator, after committing the murder, set fire to the two premises of the hut resting place and the environment of the drug drying, where he kept his belongings and left taking with him the weapon of the crime. From the investigations carried out, it is suspected that the perpetrators of the cultivation of narcotic plants are Danjel Pepaj and his father Rrok Pepaj, suspicions based on the statement of Olson Çutaj, who shows that Rrok Pepaj has confirmed for the place of cultivation, the telephone records of the suspect, as well as the statements of his relatives “- the document reads.

The information report states that at the scene, the police found and seized 2 Kalashnikov automatic cartridges, an unexploded cartridge and two telephones belonging to the two victims. A few pieces of black plastic, a wire ball, a green filament ball and a knife.

Also from the control of this territory, not far from the bodies of the two victims were found 2 plots, where one was only with open pits but not planted, while in the other there were 29 planted narcotic plants, grown up to 1.5 meters and the rest with pits without plants.

Also in the same area there were 2 hut rest areas and places for improvised drying of woody plants, but which were completely burned. The report states that after the documentation of this scene was completed, the narcotic plant was destroyed by burning.