Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vitin e kaluar në Prizren në fund të janarit, ku 36-vjeçari Adriatik Hadri ‘eliminoi’ dy prindërit e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen “Ortakoll”. Familja kishte vite që jetonte dhe punonte në Suedi, por ishte kthyer në Kosovë për pushime.

Një vit më vonë 36-vjeçari është shpallur fajtor nga gjykata në Suedi, për ‘eliminimin’ e prindërve të tij në Prizren. Prokurori i rastit atje ka thënë se para se të merret vendimi për të, do të vlerësohet edhe shëndeti mendor i tij. Ai është deklaruar edhe për motivin që dyshohet ta ketë shtyrë Hadrin t’i vrasë prindërit.

Për vrasjen e tyre, i dyshuari i vetëm ishte djali i tyre Adriatiku, i cili kishte ikur nga Kosova, menjëherë pas rastit. Ai ishte arrestuar nga autoritetet suedeze në mars të vitit të kaluar. E një vit pas kësaj ngjarje të rëndë, gjykimi ndaj 36-vjeçarit ka arritur drejt fundit. Prokurori i rastit në Suedi, Olof Calmvik, i ka thënë Gazetës Express se gjykata ka gjetur se ai është fajtor për vrasjen e prindërve, por se do të vlerësohet edhe shëndeti i tij mendor para se gjykatësit të marrin vendimin.

“Gjykata ka gjetur se ai është fajtor për vrasjen e prindërve të vet dhe tani është duke iu vlerësuar shëndeti mendor para se ata (gjykata) të arrijë një vendim”, ka thënë Calmvik. Ai është deklaruar edhe për motivet që dyshohet ta kenë shtyrë 36-vjeçarin për këtë veprim. Dyshimet janë se një nga motivet kanë qenë paratë. “Ne dyshojmë se të hollat kanë qenë një nga motivet, por do të doja të pres për vlerësimin mendor dhe vendimin para se të bëj ndonjë koment për këtë”, thuhet në përgjigjet e tij drejtuar gazetës.

Aktakuza ndaj Hadrit është ngritur më 15 janar të këtij viti. Procedura penale ndaj tij është transferuar para gati një viti muajsh në Suedi, shkaku i pamundësisë që ai të ekstradohet në Kosovë. Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, i kishte thënë Gazetës Express se në mungesë të ndonjë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës, autoritetet suedeze i kanë njoftuar se ekstradimi i djalit të çifit Hadri nuk është i mundshëm.

“Duke qenë se i pandehuri në fjalë është shtetas suedez dhe se në mungesë të ndonjë marrëveshjeje dypalëshe të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, respektivisht ekstradimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Suedisë dhe se autoritetet suedeze në bazë të legjislacionit të tyre në fuqi nuk lejojnë ekstradimin për shtetasit e tyre, atëherë dhe na kanë njoftuar paraprakisht se ekstradimi eventual i të pandehurit nuk është i mundshëm për shkak të këtyre pengesave procedurale’, kishte thënë Mehmeti.

Në mungesë të një marrëveshje të tillë, Prokuroria e Prizrenit kishte parashtuar kërkesë për transferimin e procedurës penale nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, kërkesë e cila kishte marrë miratimin e autoriteteve suedeze. “Andaj, në këto rrethana, Prokuroria Themelore në Prizren përmes Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka parashtruar kërkesë për transferimin e procedurës penale kundër të pandehurit A.H., nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, e cila kërkesë edhe është aprovuar nga autoritetet suedeze”, kishte thënë Mehmeti.Express

A serious incident occurred last year in Prizren at the end of January, where 36-year-old Adriatik Hadri ‘eliminated’ his two parents. The event took place in the “Ortakoll” neighborhood. The family had been living and working in Sweden for years, but had returned to Kosovo for a vacation.

A year later, the 36-year-old was found guilty by a court in Sweden of ‘eliminating’ his parents in Prizren. The prosecutor of the case there said that before the decision is made for him, his mental health will be assessed. He also stated that the motive for allegedly inciting Hadr to kill his parents.

For their murder, the only suspect was their son Adriatic, who had fled Kosovo immediately after the case. He was arrested by Swedish authorities in March last year. A year after this serious event, the trial of the 36-year-old has come to an end. Sweden’s prosecutor Olof Calmvik told the Express newspaper that the court had found him guilty of killing his parents, but that his mental health would also be assessed before a judge could rule.

“The court has found him guilty of killing his parents and is now assessing his mental health before they (the court) reach a verdict,” Calmvik said. He also stated about the motives that are suspected to have pushed the 36-year-old for this action. The suspicions are that one of the motives was money. “We suspect that money was one of the motives, but I would like to wait for the mental evaluation and the decision before making any comment on this,” he said in his replies to the newspaper.

The indictment against Hadr was filed on January 15 this year. The criminal proceedings against him were transferred almost a year ago to Sweden, due to the impossibility for him to be extradited to Kosovo. The spokesperson of the Prizren Prosecutor’s Office, Fitore Mehmeti, told the Express newspaper that in the absence of any agreement on international legal cooperation between the Republic of Kosovo, the Swedish authorities have informed them that the extradition of the couple Hadri is not possible.

“Given that the defendant in question is a Swedish citizen and that in the absence of any bilateral agreement of international legal cooperation, respectively extradition between the Republic of Kosovo and Sweden and that the Swedish authorities based on their legislation in force do not allow extradition for their citizens, then they informed us in advance that the eventual extradition of the defendant is not possible due to these procedural obstacles’, said Mehmeti.

In the absence of such an agreement, the Prizren Prosecutor’s Office had submitted a request for the transfer of criminal proceedings from the Republic of Kosovo to that of Sweden, a request which had received the approval of the Swedish authorities. Therefore, in these circumstances, the Basic Prosecution in Prizren through the Department for International Legal Cooperation within the Ministry of Justice, has submitted a request for the transfer of criminal proceedings against defendant AH, from the Republic of Kosovo to Sweden, which request also “It was approved by the Swedish authorities”, said Mehmeti.Express