Rinor Z dyshohet se është autori i vrasjes së shqiptarit nga Kosova, Armin Neziri, ngjarje e ndodhur në Hannover të Gjermanisë.

Mësohet se Rinori, është gjithashtu shqiptar i Kosovës. Ai ka qenë duke drejtuar një mjet të llojit “Mercedez Benz”, në momentin që është ndaluar në semafor, paralelisht me Armin Nezirin, i cili ndodhej gjithashtu në një makinë.

Të dy janë përfshirë në një konflikt për motive që ende nuk janë zbardhur. Në sherr e sipër, Rinor Z. ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Nezirit, duke e lënë të vdekur këtë të fundit. Ai është shpallur në kërkim nga policia gjermane.

I ndjeri ishte i njohur për policinë pasi ka qëlluar një 25-vjeçar në 2017-ën. Ai u dorëzua një ditë më vonë, por u la i lirë pas katër javësh. Në atë kohë kishte dyshime se mund të kishte mosmarrëveshje për pazaret e drogës apo të prostitucionit.

Rinor Z is suspected to be the perpetrator of the murder of the Albanian from Kosovo, Armin Neziri, an event that took place in Hannover, Germany.

It is learned that Rinori is also a Kosovo Albanian. He was driving a Mercedes Benz when he was stopped at a traffic light, parallel to Armin Neziri, who was also in a car.

The two are embroiled in a conflict over motives that have yet to be clarified. In the ensuing altercation, Rinor Z. drew his weapon and fired in the direction of Neziri, leaving the latter dead. He has been declared wanted by German police.

The deceased was known to police after shooting a 25-year-old in 2017. He surrendered a day later but was released after four weeks. There were suspicions at the time that there might be disagreements over drug or prostitution deals.