Policia e Shkodrës ka arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Personi në fjalë në bashkëpunim me vëllain e vet, shtetasin me inicialet N.K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Gjergj Mhillajt, ku për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz, por ka ngordhur në vend qeni që ruante banesën. Blutë e Shkodrës vijojnë punën për kapjen e vëllait të tij 28-vjeçar.

Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit: A. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 15.01.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Shkodra Police has arrested a 33-year-old man declared wanted for the criminal offense “Supporting the perpetrator”. The person in question, in cooperation with his brother, a citizen with the initials N.K., fired at the house of Gjergj Mhillaj, where fortunately there was no damage to people, but the dog guarding the apartment died on the spot. The Blues of Shkodra continue the work to capture his 28-year-old brother.

Full police report: Shkodra

Another operation to apprehend wanted persons is being finalized

The 33-year-old man declared wanted for the criminal offense “Supporting the perpetrator of the crime” was arrested and handcuffed.

Following the work to apprehend the wanted persons, the special forces “Eagle” in the Local Police Directorate of Shkodra, based on information received on the operational road, after locating the location, made the arrest and arrest of the citizen: CA, 33 years old, resident in the neighborhood “Skënderbeg”, Shkodra.

This citizen was declared wanted, after the Court of the Shkodra Judicial District, with the decision dated 15.01.2020 has assigned the security measure “Prison arrest” in absentia, for the criminal offense “Supporting the perpetrator of the crime”, in relation to the event occurred on 08.01.2020, in the village of Grudë, Shkodër, where citizen AK and his brother citizen NK, 28 years old, shot with a firearm in the direction of an apartment.

Work continues to apprehend citizen N. K.

The materials were referred to the Shkodra Judicial District Prosecutor’s Office for further action.