Përleshje me thika në një lokal në Elbasan, plagosen babai dhe tre djemtë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.15 në lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet S.Z 65 vjeç në lagjen Visarion Xhuvani.

Pas një konflikti të çastit janë përleshur mes tyre 2 klientë dhe babai me tre djemtë që kishin një pronësi këtë lokal.
Mësohet se fillimisht personat janë konfliktuar me fjalë dhe më pas grindja ka degjeneruar në përdorimin e thikave dhe mjeteve të forta.

Si pasojë e përleshjes kanë pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Personat e plagosur janë transportuar për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti.


Five people were injured in a knife fight in a bar in Elbasan.

The event took place in the Visarion Xhuvani neighborhood.

It is learned that initially the persons were in conflict with words and then the quarrel degenerated into the use of knives and strong tools. Sources suggest that in this conflict are involved 2 clients father and two sons who own the restaurant.

The injured received stab wounds to various parts of the body, such as the hands, abdomen or face.

Police went to the scene. The injured were transported to the hospital and are under the care of doctors.

Police and the investigative team are working to clarify the circumstances of this conflict.