Disa biznese kanë filluar përgatitjet për sezonin turistik. Edhe pse aktualisht i gjithë vendi është në karantinë totale shpresat për turizmin për një hapje graduale duke respektuar distancimin dhe masat janë të mëdha. Besimin disa subjekte e kanë konkretizuar në veprime konkrete.

Report Tv sjell pamjet nga Golemi ku ka nisur vendosja e çadrave të kashtës. Punëtorët para një hoteli nisën sot me thurjen e çadrave dhe vendosjen e tyre, por çështja mbetet te distanca sa do të jetë dhe a do të ruhet? Ndërkohë që buzë vijës për të shijuar detin dhe rrezet nuk kanë munguar qytetarët, por jo të shumtë në numër.

Por cili është plani i qeverisë për hapjen e turizmit? Në datë 21 prill kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda majit do të kenë gati planin për këtë sektor si do të jetë hapja. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi mbrëmë në “Pa Protokoll” shkoi edhe më tej duke theksuar se nëse situata e pandemisë në vendin tonë vijon të qëndrojë pozitive atëherë nga fundi i muajit maj apo fillim qershori mund të fillojnë charter-at e parë me turistë drejt vendit tonë.

Por gjithçka do të jetë nën masa shumë strikte higjieno-sanitare dhe ruajtjes së distancimit social. Gjithashtu Klosi tha se nuk duhen pritur festa të mëdha, disko me njerëz apo schuma-party, por çdo restorant e hotel duhet të sigurojë në maksimum distancimin social dhe kushtet higjienike. Në planin që po punohet me ekspertët dhe që pritet që të publikohet, sikur tha kryeministri, brenda majit, pritet që të jetë e përcaktuar edhe cështja e distancës mes çadrave, ndoshta me peçikllaz.

Some businesses have begun preparations for the tourist season. Although currently the whole country is in total quarantine the hopes for tourism for a gradual opening respecting the distancing and the measures are great. Confidence has been concretized by some entities in concrete actions.

Report Tv brings the footage from Golemi where the placement of straw tents has started. Workers in front of a hotel started today by knitting tents and placing them, but the question remains how far will it be and will it be preserved? Meanwhile, the citizens have not been absent from the line to enjoy the sea and the rays, but not many in number.

But what is the government’s plan to open tourism? On April 21, Prime Minister Edi Rama stated that within May they will have ready a plan for this sector, such as the opening. The Minister of Tourism, Blendi Klosi last night in “Pa Protokoll” went even further, emphasizing that if the pandemic situation in our country continues to be positive, then from the end of May or the beginning of June, the first charters with tourists can start. our country.

But everything will be under very strict hygienic-sanitary measures and maintaining social distancing. Klosi also said that big parties, discos with people or schuma-parties should not be expected, but every restaurant and hotel should ensure maximum social distancing and hygienic conditions. In the plan that is being worked on with the experts and which is expected to be published, as the Prime Minister said, within May, it is expected that the issue of the distance between the tents will be determined, maybe with a bicycle.