Myslim Murrizi, deputeti nga opozita e re ka bërë sot në Komisionin e Ligjeve, prezantimin e një projektligji të ri, ku propozohet përjashtimi nga funksionet drejtuese të zyrtarëve dhe politikanëve të dyshimtë, duke shtuar se këta persona mund të jenë punonjës në administratë, por jo në postet drejtuese.

Ai kërkoi ndihmë dhe mbështetje nga anëtarët, por këta të fundit u shprehën se ata që kanë patur të tilla postë vite më parë, tashmë kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe nuk mbajnë më poste publike.

Ndër të tjera, Murrizi ka nxjerrë disa nofka të ish-spiunëve që kanë futur këmbët në politikë dhe përmenden shpeshherë gjatë seancave parlamentare gjatë debateve.

Ai deklaroi:

Unë nuk mund të jem “fair” me drejtësinë e re kur shoh në KLP, KLGJ, Prokurorinë e sotme, ish-kryetarin e hetuesisë së Krujës që duan të jenë apo janë në KLP dhe KLGJ, njerëz që kanë ushtruar funksionet hetuesi dhe oficer në sigurimin e shtetit aspirues për drejtues të kësaj drejtësie shqiptare. Që tani në moshën 60 e kusur të aspirojnë në këtë poste drejtuese pas 30 vitesh kur kemi shumë studentë që kanë mbaruar pas ’91 fakultetin e drejtësisë. Jo pak herë në sallën e Parlamentit , në media për interesa meskine kanë bërë shou politik, duke akuzuar si bashkëpunëtorë, madje duke iu përmendur pseudonime si Korani i Myzeqesë, Gaforrja, Çakmaku, Stilolapsi. Koha e gaforreve, e Çiftelisë e koranit, Çorapeve dhe Rrjepësit duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë, që të mos jenë më pjesë e vendimmarrjeve të qytetarëve shqiptarë.
Murrizi u shpreh se nëse një projektligj i tillë miratohej, atëherë më shumë se 300-400 zyrtarë nga 2000 në total që kanë poste drejtuese dhe janë zgjedhur nga Parlamenti në institucionet shtetërore, do të eliminoheshin.

Murrizi shtoi:

Në këto debatet për teatrin e fundit ka edhe aty plot njerëz me pseudonimet e tyre, që tani duan të jenë pjesë e politikës dhe të shfaqen si shpëtimtarë të demokracisë dhe po hyjne neper vale te televizioneve. Ka edhe aty pse pseudonime qe do te habiteni. Libri dhe librat e ish-sigurimit te shtetit nuk duhet te na derdellisin me dhe te dominojne politiken.

Myslim Murrizi, MP from the new opposition, made today in the Law Commission, the presentation of a new draft law, which proposes exclusion from the leading positions of officials and dubious politicians, adding that these people may be employees in the administration, but no in leading positions.

He asked for help and support from members, but the latter said that those who had held such positions years ago, have already reached the age of 60 and no longer hold public office.

Among other things, Murrizi has released some nicknames of former spies who have stepped into politics and are often mentioned during parliamentary sessions during debates.

He stated:

I cannot be “fair” with the new justice when I see in the HJC, HJC, today’s Prosecution, the former head of the Kruja investigation who want to be or are in the HJC and HJC, people who have exercised the functions of investigator and officer in providing the aspiring state for the leaders of this Albanian justice. From now on, at the age of 60, they aspire to this leadership position after 30 years, when we have many students who have graduated from the Faculty of Law after ’91. Not a few times in the hall of the Parliament, in the media for petty interests, they have made political shouts, accusing them as collaborators, even mentioning pseudonyms such as Koran of Myzeqe, Crab, Çakmaku, Stilopsi. The time of crabs, Çiftelia and the Koran, Socks and Snatchers must end once and for all, so that they are no longer part of the decisions of Albanian citizens.
Murrizi said that if such a bill were passed, then more than 300-400 officials out of 2,000 in total who hold leadership positions and have been elected by Parliament to state institutions would be eliminated.

Hawthorn added:

In these debates about the last theater, there are also many people with their nicknames, who now want to be part of politics and appear as saviors of democracy and are entering the wave of television. There are also nicknames that will surprise you. The book and books of the former state security should no longer distract us and dominate politics.