Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe gazetari i ekonomisë Besart Kadia janë bërë pjesë e një debati të ashpër në emisionin ‘Open’ mbrëmjen e djeshme. Gjithçka filloi me disa ”thumba” të kryetares së LSI-së ndaj gazetarit, pasi ky i fundit nuk po bënte pyetje, por aludime dhe komente mbi LSI.

Më pas debati që nisi me ironi u kthye në përplasje personale deri në fyerje. Mes të dyve. Kryetarja e LSI, me një ton të ashpër, i kërkoi Kadisë t’i drejtohet SPAK kur flet për vjedhje të partisë së saj. Ndërkohë që kryetarja e LSI-së u përplas dhe me vetë drejtuesen e emisionit, të cilës i tha se më parë kishin rënë dakord për pyetje të tjera, dhe se nuk mund të ftonte njerëz që e fyejnë në studio.

Kryemadhi Vasilit: Herë tjetër më thirr në emision me gazetarë që bëjnë pyetje, jo me këta që bëjnë komente.

Kadia: Po s’kam pyetje, s’kam për çfarë ta pyes.

Debati ka vijuar dhe duke qenë se si Kryemadhi dhe Kadia po flisnin në të njejtën kohë, Kryemadhi u nxeh dhe kërkoi që gazetarit t’i ndërpritej mikrofoni.

Kryemadhi: Eni ndërpritja zërin këtij, ose unë iki. Se po flet kot.

Kadia: Të mos e kalojmë personale.

Kryemadhi: E kaloj personale se s’po më lë të flas. Eni, kjo nuk është e moralshme nga ana juaj si drejtuese emisioni. Për të tjera pyetje ramë dakord të ishin në skaletë, e për gjëra të tjera po flasim. Tipa si ky duhet ta kenë për nder që ftohen në emision përball meje. Ti ta kesh për nder që je në emision me mua. Por mos bëj si i pastër, sepse të gjithë jeni të përlyer këtu.

Të gjithë keni lidhje me oligarkë, edhe ti ke, dhe vjen erë. Dhe unë bashkë me ty se kam qendruar me ty. Ka mundësi t’i heqesh zërin kur flas unë. Është e pamoralshme. Ky është i pasjellshëm dhe jo korrekt në atë që thotë. Mos bëj autobotin e fekaleve të Edi Ramës.

Kur flisni për vjedhje dhe përmendin emrin e LSI çojeni në SPAKUN e Edi Ramës. Të huaj dhe Rama janë marrë me LSI, por qenin e ngordhur kanë gjetur. Vjedhja ka ndodhur që në 1990. Vendi u shkatërrua në 1997 dhe mbajmë të gjithë përgjegjësi. Nuk do të vij më me ty në emision, nuk e meriton respektin tim. Askush nuk është i pastër dhe të gjithë vini ere. Edhe unë vij erë se kam qëndruar me ty. Kaq, nuk flas më dhe po foli ai se s’dua ta dëgjoj, unë iki…

Kadia: Thashë mos e merr personale, pasi përgjegjësia është e partisë politike. Nuk kam punuar për oligarkë. Punoj për një sipërmarrës privat. LSI flet me dy standard kur u referohet koncesioneve, sepse I ka miratuar vetë.“

SMI chairwoman Monika Kryemadhi and economics journalist Besart Kadia became part of a heated debate on the show ‘Open’ last night. It all started with some “nails” of the chairwoman of the SMI to the journalist, as the latter was not asking questions, but allusions and comments on the SMI.

Then the debate that started with irony turned into personal clashes to the point of insult. Between the two. The chairwoman of the SMI, in a harsh tone, asked Kadija to address the SPAK when talking about the theft of her party. Meanwhile, the chairwoman of the SMI clashed with the host of the show, to whom she told that they had previously agreed on other questions, and that she could not invite people who insulted her in the studio.

Kryemadhi Vasili: Next time he calls me on the show with journalists asking questions, not with those who make comments.

Kadia: If I have no questions, I have nothing to ask.

The debate continued and as Kryemadhi and Kadia were talking at the same time, Kryemadhi got angry and demanded that the journalist cut off the microphone.

Chief: Eni interrupt this one, or I leave. Se po flet kot.

Kadia: Let’s not go personal.

Chief: I take it personally that he is not letting me talk. Eni, this is not moral on your part as the host of the show. For other questions we agreed to be on the ladder, and for other things we are talking. Guys like this should have the honor of being invited to the show in front of me. You have the honor of being on the show with me. But do not pretend to be clean, for you are all defiled here.

You all have connections with oligarchs, you have too, and it smells. And I with you that I stayed with you. You may be silenced when I speak. It is immoral. This is rude and incorrect in what he says. Do not make Edi Rama’s fecal autobot.

When you talk about theft and mention the name of the SMI, take it to Edi Rama’s SPAK. Foreigners and Rama have dealt with the SMI, but have found the dead dog. The theft has happened since 1990. The place was destroyed in 1997 and we all bear responsibility. I will not come with you on the show anymore, you do not deserve my respect. No one is clean and everyone smells. I also smell that I stayed with you. So, I’m not talking anymore and he’m talking that I do not want to hear, I’m leaving…

Kadia: I said do not take it personally, as the responsibility lies with the political party. I did not work for oligarchs. I work for a private entrepreneur. “SMI speaks with two standards when referring to concessions, because it has approved them itself.”