Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pasi policia e Korçës gjobiti me 5 milionë lekë ish-deputetin Endrit Brahimllari për shkelje të masave kundër Covid-19. Nga Kavaja, Kryemadhi tha se në 25 prill nuk e ndalon as plumbi dhe se Edi Ramën do ta “kallin”.

“Sot u njohëm dhe më një vendim të një drejtori policie Fred Mara që i duket vetja se është politikan i madh se mund ta mbajë njëherë me PS e njëherë me PD mirë në Korçë. Më duket vetëm absurde por dhe guxim i madh.

Shumë mirë që ia ka vendos gjobën Endrit Braimllarit se nëse bënte 500 takime në ditë tani do bëjë 1500 takime në ditë, nuk do kthehet që ta shikojë më vajzën e vetë në Tiranë që e ka 1 vjeçe, por përkundrazi do rrijë atje mëngjes, drekë, darkë dhe nuk ka për të pushuar asnjë sekondë, jo vetëm Endriti por të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë.

Edi Rama dhe bandat e tij, i them se asnjëri nga ne nuk do të ikë nga kjo botë pa larë borxhin dhe pa marrë hakun e vet. Monika Kryemadhin as plumbi nuk e ka ndalon. Policët na përshëndesin rrugës dhe na thonë “Forca”, policia të mos gjurmojë anëtarët e LSI-së. Edi Ramën do ta kallim në 25 prill. Koha jote mori fund” tha Kryemadhi.

 

SMI chairwoman Monika Kryemadhi reacted after the Korça police fined former MP Endrit Brahimllari 5 million ALL for violating the measures against Covid-19. From Kavaja, Kryemadhi said that on April 25, the bullet does not stop him and that Edi Rama will be “shot”.

“Today we met with a decision of a police director Fred Mara who thinks he is a great politician because he can keep him once with the SP and once with the DP in Korça. It seems to me not only absurd but also great courage.

It is very good that he has fined Endrit Braimllari that if he had 500 meetings a day, now he will have 1500 meetings a day, he will not return to see his own daughter in Tirana, who is 1 year old, but instead he will stay there for breakfast, lunch , dinner and there will be no rest for a second, not only Endrit but all the young men and women who are not only in Korça but in all of Albania.

Edi Rama and his gangs, I tell him that none of us will leave this world without paying off the debt and taking revenge. Monika Kryemadhi was not stopped by the bullet either. The policemen greet us on the street and tell us “Force”, the police not to track down the members of the SMI. We will call Edi Rama on April 25. “Your time is up,” said Kryemadhi.