3,9 miliardë persona janë të mbyllur në shtëpi, në të gjithë botën, si shkak i masave ndaluese ndaj luftës kundër koronavirusit.

Por ndërkohë që qytetarët janë të izoluar është e pashmangshme dalja për të bërë pazaret, për të blerë fruta dhe perime të cilat fuqëzojnë imunitetin tonë.

Por sa të rrezikuar jemi nga frutat e perimet, a e mbartin ata COVID-19?

Sipas një studimi të fundit, frutat dhe perimet janë një burim potencial për përhapjen e koronavirusit i cili po vret qindra, mijëra jetë në të gjithë botën.

Sipas ekspertëve çdo sipërfaqe është një rrezik infektimi kur bëhet fjalë për COVID-19, dhe klientët e supermarketëve por jo vetëm, duhet të jenë të vëmendshëm për frutat dhe perimet që shiten.

Sipas profesorit Timothy Newsome, virusi mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, edhe në atë të frutave, perimeve apo vezëve.

“Duhet të kujtojmë se çdo sipërfaqe është e kontaminuar potencialisht. Dhe si në çdo sipërfaqe ekziston rreziku. Sigurisht që ka më pak mundësi infektimi se sa me kontaktin me një njeri të infektuar, por rreziku qëndron…”-tha ai.
Ekspertët sugjerojnë që të lajmë perimet dhe frutat me sapun sapo t’i fusim në shtëpi, pasi edhe gatimi i tyre me nxehtësi shumë të lartë nuk siguron se do t’a vrasë virusin, COVID-19.