Një 64-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit e konfirmuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa sqaron se 64-vjeçarja vuante nga limfoma e trurit.

Njoftimi:

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.
64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

 

A 64-year-old woman has died at the Infectious Diseases Hospital confirmed by coronavirus. The news was announced by the Ministry of Health, while explaining that the 64-year-old suffered from brain lymphoma.

notification:

Tonight, a 64-year-old patient from Tirana, confirmed with COVID-19, who was hospitalized for 3 weeks, died in the Infectious Diseases Hospital.
The 64-year-old, who had been suffering from brain lymphoma for 4 months, could not survive, despite intensive treatment and the efforts of medical staff.

The 64-year-old is the 32nd victim affected by COVID-19 in Albania.

The Ministry of Health expresses its condolences to the family of the deceased and appeals once again to the citizens to respect the rules of social distancing, to protect themselves and others.