Agron Shehaj shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Lajmin për të sfiduar Bashën e ka bërë vetë publik Agron Shehaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur. Unë besoj se çdo njeri duhet të luftojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime”, shkruan Shehaj.

Ai është deputeti që ka marrë më shumë vota në PD në qarkun e Tiranës, duike marrë 13862 vota.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Shehaj ishte i pari që do të deklaronte futjen në Parlament dhe pranimin e rezultatit të zgjedhjeve. “Dua t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht në Njesinë 5 dhe 7, ku pata nderin të punoj bashkë me demokratët. Mbi 9 mijë vota më shumë se në vitin 2017, në këto dy njesi, janë një besim i madh për partinë tonë. Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve p?r t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit. Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë. U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik. Faleminderit!”, do të shprehej në një status Shehaj në një status në Facebook.

Postimi i plotë

Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike!

Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.

Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.

Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Unë besoj se çdo njeri duhet të luftojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që më keni besuar e nxitur të marr përgjegjësinë e garës. Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej.

Agron Shehaj announces the candidacy for chairman of the Democratic Party. The news to challenge Basha was made public by Agron Shehaj himself through a post on social networks.

“I have decided to run for president of my party. I do not see the competition as a race for a post, but as a joint effort with all Democrats who want our party to be the party of members: a true democratic, modern party and I believe that everyone should fight to come out on the square for what they believe in. I believe that healing from loss comes from action and not from the apathy of complaining about the injustices that have certainly happened. I believe that progress comes through change and not the repetition of the same mistakes “, writes Shehaj.

He is the MP who received the most votes in the Democratic Party in the district of Tirana, duike received 13862 votes.

After the April 25th elections, Shehaj was the first to declare his entry into Parliament and acceptance of the election results. “I want to sincerely thank all of you who voted for the Democratic Party in Tirana and especially in Units 5 and 7, where I had the honor to work with the Democrats. Over 9 thousand more votes than in 2017, in these two units, are A great trust for our party. Like any Democrat, I wish we had the opportunity today to implement the commitments we made to all Albanians to give them a responsible government that works for the people. But your vote for the Democratic Party is not lost, it will be faithfully and courageously represented in the Albanian Parliament, which above all belongs to ordinary Albanians, I am also grateful and I feel responsible to all of you who expressed confidence in me personally. “I will show him with work, every day, that I am in politics for you and to serve the public interest with honor. Thank you!”, Shehaj would express in a status on a Facebook status.

Full post

Albania today needs a strong, principled and inspiring opposition. Albania needs the Democratic Party today!

We Democrats will overcome the difficult situation we are in and rise stronger than before. In the face of government autocracy, corruption and incompetence, we will build the alternative of freedom, honesty and ability.

This requires new energies, new vision, new direction.

With this conviction, I decided to run for president of my Party. I do not see the competition as a race for a post, but as a joint effort with all Democrats who want our party to be a party of members: a truly democratic, modern and open party.

I believe that everyone should fight by going out in the square for what they believe. I believe that recovery from loss comes from action and not from the apathy of complaining about the injustices that have certainly occurred. I believe progress comes through change rather than repeating the same mistakes.

I want to express my gratitude to all of you who have trusted me and encouraged me to take responsibility for the race. I entered politics to work for people, not to get rich, and I will not disappoint you.