Një të infektuari me Covid-19 i ka plasur bombola e oksigjenit në banesë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:05 të mbrëmjes së djeshme në Bulevardin “Bajram Curri”.

Pas incidentit të ndodhur në banesën e tij, ai është dërguar me spital për mjekim më të specializuar për shkak se kishte nevojë të merrte oksigjen. Policia njofton se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar të tjerë ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

An infected person with Covid-19 had an oxygen cylinder burst in his apartment. The event was recorded around 21:05 last night on “Bajram Curri” Boulevard.

After the incident that took place in his apartment, he was sent to the hospital for more specialized treatment because he needed to receive oxygen. Police announce that there are no other injured from this event while they are working to fully clarify the circumstances of the event.

On 15.11.2020, around 21:05, on “Bajram Curri” boulevard, in the apartment of the citizen M. N., 72 years old, an oxygen cylinder exploded, which was used by this citizen because he is infected with COVID-19. This citizen was sent to the hospital by ambulance, for more specialized treatment. No other people were injured in the explosion. The investigative group is working to clarify the circumstances of the event “, the police announces