Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole.

Devole u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia.

Pak ditë më parë, djali i tij Genc Devole tha se i ati e kishte të pamundur që të rrinte jashtë spitalit.

“Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zorr merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi”, shprehej Genci.

Koço Devole ka qenë skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Koço Devole ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar.

Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.

Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike.

Së fundmi Devole ka punuar në emisionin “Fiks fare” ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat “Ëikifiks” “Koço në parlamentin europian”” Koço Kiçi ne eoroneës” ” Koço Kiçi Shoë” duke perfunduar me rubriken “Monitorime” aq e pelqyeshme per teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në Serialin Shqiptar “O Sa Mire”.

 

Comedian Koço Devole passed away at the age of 75.

Devole was initially hospitalized as infected with Covid, but after the tampon came out negative, he was hospitalized again due to aggravation from leukemia.

A few days ago, his son Genc Devole said his father found it impossible to stay out of the hospital.

“The condition worsened, he had insisted so much and the doctor said I wanted to fulfill his wish even though he was not going out. I think it was psychologically aggravated. We talk to him every day, several times a day. However, we granted his wish to come out for a while, because it got worse. He was helpless, he could not breathe. Constantly wanted oxygen. He was breathing hard. “We could not do the service at home”, said Genci.

Koço Devole was an Albanian screenwriter, humorist and cartoonist. Koço Devole was one of the most famous personalities of Albanian humor.

In addition to being a great comedian, Devole is a cartoonist, screenwriter, director and presenter. His roles on stage and screen are among the best known to the Albanian public.

Koço Devole studied for two years for mechanical engineering at the University of Tirana, but in the second year of high school he competed for dramaturgy at the Academy of Arts, where he did not win, as he was considered untalented.

In November 1966 he was called up for compulsory military service, where he worked as an actor and director of the Army Central House Variety alongside well-known actors such as Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Later he worked in the magazine “Hosteni” as a cartoonist, alongside cartoonists Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi, etc., as well as humorous writings with the most prominent names of Albanian humor such as Spiro Çomora, Dionis Bubani , Niko Nikolla, Filip Çakuli, etc.

During the years 1970-1977 Devole was sent several times to forced labor for ideological “mistakes” in the performing arts. In 1978, Devole started working for the Albanian Television as an editor, screenwriter and director of artistic programs.

Recently, Devole has worked on the show “Fiks fare” where his creativity and interpretation stands out in the sections “Ëikifiks”, “Koço in the European Parliament”, “Koço Kiçi in Europe” for the Albanian viewer. Also, in 2013 he started working as an actor in the Albanian series “O Sa Mire”.