Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 pacientë nga koronavirusi: një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi.

Po gjatë kësaj periudhe kohore, është shënuar sërish një shifër e lartë rastesh të reja. Nga 1329 testime, kanë rezultuar pozitivë 302 persona. Ndërkohë janë shëruar 82 qytetarë, por situata në vend duket e rëndë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 302, Të shëruar ne 24 orë 82, Të shtruar në spitale 264, Humbje jete në 24 orë 4,
Testime ditore 1329, Testime totale 115710, Raste pozitive 18858, Raste të shëruara 10548, Raste Aktive 7837, Humbje jete 473.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3966, Durrës 755, Shkodër 491, Fier 511, Korçë 479, Lezhë 379, Elbasan 344, Vlorë 308, Berat 222, Kukës 190, Dibër 96, Gjirokastër 96.

The Ministry of Health has announced that during the last 24 hours 4 patients have lost their lives from the coronavirus: a 77-year-old and an 80-year-old from Tirana, an 80-year-old from Fier, an 82-year-old from Durrës.

Also during this period, a high number of new cases has been recorded again. Out of 1329 tests, 302 people tested positive. Meanwhile, 82 citizens have recovered, but the situation in the country seems serious.

Currently in the Infectious Diseases Hospital and “Shefqet Ndroqi” 264 patients are being treated, 11 in intensive therapy of which 5 patients are intubated.

Full notice:

We inform you about the epidemiological situation in the last 24 hours of COVID19 in Albania: 1329 tests were performed in the last 24 hours, of which 302 citizens affected by the SARS-COV2 virus tested positive.

82 citizens have been cured, bringing to 10548 the number of cured in the country since the beginning of the epidemic.

The positive cases confirmed in the last 24 hours have been identified in the following municipalities: 196 affected in Tirana, 31 cases in Durrës, 17 cases in Fier, 11 cases in Tropoja, 8 cases in Kurbin, 6 cases in Pogradec, 5 cases in Shkodra , 4 cases in Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 cases in Korçë, Kavaja, Vlora, Mallakastër, Vora, Patos, 1 case in Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Currently in the Infectious Diseases Hospital and “Shefqet Ndroqi” 264 patients are being treated, 11 in intensive therapy of which 5 patients are intubated.
In the last 24 hours, despite the efforts of doctors, unfortunately they have lost the battle with COVID19, a 77 year old and an 80 year old from Tirana, an 80 year old from Fier, an 82 year old from Durrës. The Ministry of Health and Social Protection expressed its condolences to the families.

The Ministry of Health and Social Protection appeals to citizens to respect antiCOVID measures in order to prevent infection. Apply the mask anywhere outdoors, keep your distance and take care of your hygiene, this is the only way to prevent the spread of SARS COV2 infection.

Contact your family doctor or call the National Emergency number 127 if you suspect you or a loved one is affected by COVID19.
Call the toll free line 0800 40 40 to contact your family doctor, for a specialized and safe psychological service as well as for any other information about COVID19.

COVID-19 – Statistics (24 October 2020)
New daily cases 302, Healed in 24 hours 82, Hospitalized 264, Loss of life in 24 hours 4,
Daily tests 1329, Total tests 115710, Positive cases 18858, Healed cases 10548, Active cases 7837, Loss of life 473.

Geographical distribution of active cases by regions:
Tirana 3966, Durrës 755, Shkodër 491, Fier 511, Korçë 479, Lezhë 379, Elbasan 344, Vlorë 308, Berat 222, Kukës 190, Dibër 96, Gjirokastër 96.