Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Bradasheshit,në Elbasan është ekzekutuar me armë zjarri vëllai i Talo Çelës, person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për grabitjen në Rinas.

Ngjarja ka ndodhur në oarët e para të mëngjesit, ku si pasojë ka humbur jetën Bujar Çela 50 vjeç.

Informacion paraprak

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

A murder with a firearm happened this Thursday morning in Elbasan.

Sources suggest that the event took place in the area of ​​Bradashesh, in Elbasan, Talo Çela’s brother, a person declared nationally and internationally wanted for the robbery in Rinas, was executed with a firearm.

The event took place in the early hours of the morning, where as a result B.Ç. lost his life. 50 years old.

Preliminary information

At around 05:45, in the village of Bradashesh, Elbasan, in still unclear circumstances, a citizen B.Ç., about 50 years old, resident of the village of Bradashesh, Elbasan, was shot dead in front of a bar.

The investigative team is at the scene and work continues to fully clarify the circumstances of the event, identify and apprehend the perpetrator / s.

Police services have set up checkpoints at the entrance-exit of the city of Elbasan, checkpoints on national road axes in cooperation with DVP Durrës, Fier and Tirana.

FNSH and RENEA have come to the aid of DVP Elbasan services and the combing of the area continues.