Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste ka deklaruar se shqiptarët duhet të depozitojnë të gjitha paratë e tyre në bankë, ose përndryshe do të ndërhyjë OFL.

Rama tha se në fokus të këtyre masave do të jenë edhe pronat dhe pasuritë e shqiptarëve jashtë vendit.

“Rindërtimi do të jetë jo vetëm një program rindërtimi, infrastrukture, por rritjeje ekonomike. Janë shqetësuar të gjithë nga OFL se nuk e dinë se ku mbaron OFL. Kemi adresuar vetëm një aspekt të tij, atë të shtëpive të ndërtuara pa leje, por jo parash. Sa kursime emigrantësh rrinë në jastëk. Sa makina të blera me punë të ndershme mund të kapen nesër. Shqipëria nuk mund të vazhdojë që vajzat kur dalin me shoqet të shohin makinat më të shtrenjta me ata të veshurit më keq. Unë mësoj atje dhe më vjen tjetri me Lamborghini.

Kjo do të mbarojë ashtu si do të mbarojë edhe pjesa tjetër. Shqipëria nuk është me shumicë kriminelësh as me shumicë hajdutësh por me shumicë që punojnë. Por kur t’i shohin. Keni parë ndonjëherë ndonjë që punon. Del ai që ka probleme me kanalin dhe bërtet. Shqipëria shumë shpejt do u thotë të gjithëve tregoni xhepat. Por ka një ndryshim mes atyre të vendosura përmes krimit dhe atyre të vëna me punë. Do bëjmë një amnisti të përgjithshme që të gjitha paratë dhe asetet t’i deklarojnë.

Kjo do bëhet sepse jemi këtu për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu. Emigrantët nuk mund të mbajnë më para andej sepse i thonë këtu nga i more. Ata që nuk i kanë paratë përmes krimit, ose janë politikanë, gjykatës, prokurorë dhe subjekte do japin llogari nga unë i pari për çdo gjë që kemi. Pastaj secili t’i dalë për zot. Nuk ka më aty PS, PD, aty ka ose ndershmëri, ose te vendi. Të tjerët duhet t’i sjellin paratë në Shqipëri dhe t’i fusin në bankë me një interes minimal. Besoj se kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë.

Kur kalon afati kush nuk i ka deklaruara do japin llogari. Kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më tej. Kur mbaron afati pastaj, je tek OFL, ke bërë e nuk ke bërë krime. Do fusim elementin që të gjitha pasuritë e shqiptarëve jashtë do të deklarohen këtu si në çdo vend në botë. Shteti shqiptar duhet t’i dijë, dhe ka të drejtën të të gjëmojë deri në fund të botës nëse ke një shtëpi apo pasuri që nuk e keni deklaruar”, tha Rama.

 

Prime Minister Edi Rama in his address to the Socialist Party’s Electoral Congress has stated that Albanians must deposit all their money in the bank, or else the OFL will intervene.

Rama said that the focus of these measures will be on the properties and properties of Albanians abroad.

“Reconstruction will be not just a program of reconstruction, infrastructure, but economic growth. Everyone is concerned by the OFL that they do not know where the OFL ends. We have addressed only one aspect of it, that of illegally built houses, but not money. How much immigrant savings hangs on the pillow. How many cars bought with honest work can be picked up tomorrow. Albania cannot keep up with girls when they go out with their friends to look at the more expensive cars with the worst dressed. I teach there and the other one comes with Lamborghini.

This will end just like the rest. Albania is not a majority of criminals, nor a majority of thieves, but a working majority. But when they see you. Have you ever seen anyone working. He comes out with problems with the canal and cries. Albania will soon tell you all the pockets. But there is a difference between those placed through crime and those employed. We will make a general amnesty to declare all money and assets.

It will be because we are here to work for those who have brought us here. Immigrants can no longer keep money there because they are told here by them. Those who do not have the money through crime, or are politicians, judges, prosecutors and entities will be the first to account for everything we have. Then let each one succeed to god. There is no more PS, DP, honesty there, or in the country. Others have to bring the money to Albania and put it in the bank with minimal interest. I believe this will enable us to push the economy even further.

When the deadline expires who does not declare it will give an account. This will give us the opportunity to push the economy even further. When the deadline expires then you are at the OFL, you have committed and committed no crimes. We will introduce the element that all the wealth of Albanians abroad will be declared here as in any other country in the world. The Albanian state should know, and it has the right to thunder you to the end of the world if you have a house or property that you have not declared, “Rama said.