Të jesh në fazën e adoleshencës është një fazë shumë delikate por edhe e bukur. Të pabërat dhe “ulërimat” në këtë stad të jetës janë shumë të papritura. Shpesh herë nga këto shpërthime të moshës vuajnë prindërit, ndërsa kërkojnë ndihmë nga psikologë por edhe policia. Në dyert e kësaj të fundit mësohet kanë mbërritur shumë denoncime që lidhen me ‘gabimet’ e adoleshentëve. Rasti më i çuditshëm është ai i një 51-vjeçari me banim në Yzberisht, i cili gjatë Covidit u mbyll në shtëpi bashkë me partneren nga frika e infektimit. Sipas burimeve të Gazetës Si në kushtet e izolimit dhe lëvizjeve të kufizuara, çifti i dha djalit 5 mijë lekë për të blerë ushqime.

Në fillim i ati i djalit kontaktoi blutë dhe u tha se:

Im bir, 16 vjeç u vonua ndonëse dyqani gjendet në rreth rrotullim.
Më pas gjatë darkës, burri e ritelefonoi policinë duke deklaruar se:

Im bir u kthye, por pa ushqime.
Megjithatë për shkaqe proceduriale adoleshenti u pyet në komisariat për adresën dhe ai tha:

Takova të dashurën në Paskuqan. Lekët e ushqimeve i shpenzova me të, pastaj derisa ti binin nervat babait u vonova që ai të bëhej merak dhe të mos qortonte.
Po ashtu një grua e divorcuar trokiti në polici për të bijën, e cila kur u grind me 40-vjeçaren e mallkoi: mos ta pafsha më bojën mami, se ke djegur ti jetën tënde, nuk dua të më ndodhë e njëjta gjë. Debatet nënë-bijë sipas gruas me banim pranë njësisë numër 6 Kombinat nisën pasi 40-vjeçarja zbuloi komunikimin online mes 15-vjeçares dhe një personi tjetër.

Gruaja e divorcuar:

Pashë që flasin në mesenxher. I thashë vajzës ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Ajo u përgjigj, – kam jetën time nuk më ndalon dot. telefonin nuk ia lashë ta merrte e kam unë, edhe rroba të tjera nuk e lejova të merrte. Por ajo më pa në sy dhe më tha, – nuk kam për t’u kthyer më, mos ta pafsha bojën!
Policia deklaron se ka shikuar llogarinë personale të saj dhe ka vërejtur se adresa me emrin A. Sh është anonime.

Përtej nxitimit dhe nervave të momentit të fëmijëve, një zyrtar i rendit tregon për gazetën Si se ka vërejtur largime disaorëshe dhe disaditëshe të adoleshentëve pa një adresë fikse, me persona që janë partnerët e tyre të fshehtë.

Zyrtari i rendit:

Bëhet fjalë për njohje online dhe janë kryesisht vajzat apo të rejat që ruajnë fshehtësinë e lidhjes deri ditën kur ikin me ditë dhe pa adresë.
Shembulli tipik është ai i një adoleshenteje nga Tirana, e cila largohej herë pas here pa adresë deri ditën që në gjumë gjyshi i saj i qethi flokët (rast i përmendur ekskluzivisht nga Gazeta Si) Prindërit janë përherë e më shumë të okupuar me përditshmërinë. Si rezultat ata janë përherë e më të pavëmendshëm me aksesin e fëmijëve apo adoleshentëve në rrjetet sociale duke filluar që nga lojërat deri tek të panjohurit që flasin me ta dhe që në shumë raste fëmijë edhe adoleshentë kanë përfunduar viktima të abuzimit seksual, të përndjekur dhe kërcënuar apo të mashtruar. Ndërkohë denoncimi më domethënës është ai i një vajze nga Tirana që jeton në Itali. B. hyri në komunikim me S. K dhe më tej hyri në raport intim.

Vajza:

Më tha që i duheshin të ardhura sepse synonte të vazhdonte universitetin. I dhashë 1800 euro. Nga muaji në muaj, në vazhdim përveç mashtrimit e reja depozitoi përmes transfertave rreth 10 mijë euro.
Policia deklaron se i dyshuari filloi ta shantazhojë dhe kërcënojë duke e paralajmëruar se do ti publikonte fotot intime, që e reja ia kishte dërguar në mirëbesim djalit në fjalë.

Being in the teens stage is a very delicate but also beautiful stage. Wickedness and “screaming” at this stage of life are very unexpected. Often parents suffer from these outbursts of age, while seeking help from psychologists but also the police. Many denunciations related to the ‘mistakes’ of teenagers have arrived at the doors of the latter. The strangest case is that of a 51-year-old man living in Yzberisht, who during Covid was locked in a house with his partner for fear of infection. According to the sources of the newspaper As in the conditions of isolation and limited movements, the couple gave the boy 5 thousand lekë to buy food.

At first the boy’s father contacted the blues and told them that:

My son, 16 years old was late even though the store is in the roundabout.
Later in the evening, the man telephoned the police stating that:

My son came back, but without food.
However, for procedural reasons, the teenager was asked at the police station for the address and he said:

I met my girlfriend in Paskuqan. I spent the food money with him, then until my father lost his temper I was late so that he would not worry and not reprimand.
Also, a divorced woman knocked on the door of the police station for her daughter, who, when she had an argument with the 40-year-old, cursed her: I should not see the paint anymore, mom, because you have burned your life, I do not want the same thing to happen to me. The mother-daughter debates according to the woman living near unit number 6 Kombinat started after the 40-year-old discovered the online communication between the 15-year-old and another person.

Divorced woman:

I saw them talking in the messenger. I told the girl you can not do what you want. She replied, – I have my life can not stop me. I did not let him take the phone and I have it, I did not allow him to take other clothes. But she looked me in the eye and said, “I will not go back, I will not see the paint!”
Police state that they have looked at her personal account and noticed that the address named A. Sh is anonymous.

Beyond the rush and nerves of the children’s moment, a law enforcement official tells the newspaper How he has noticed teenagers leaving for several hours and several days without a fixed address, with persons who are their secret partners.

Order officer:

It is about online dating and it is mostly girls or young women who keep the relationship secret until the day they leave for days and without an address.
A typical example is that of a teenager from Tirana, who occasionally left without an address until the day when her grandfather cut her hair in her sleep (a case mentioned exclusively by Gazeta Si). Parents are more and more occupied with everyday life. As a result they are increasingly oblivious to the access of children or adolescents to social networks ranging from games to strangers talking to them and that in many cases children and adolescents have ended up being victims of sexual abuse, harassment and threats or deceived. Meanwhile, the most significant denunciation is that of a girl from Tirana who lives in Italy. B. entered into communication with S. K and further entered into intimate intercourse.

Girls:

He told me that he needed income because he intended to continue university. I gave him 1800 euros. From month to month, in addition to fraud, the new deposited through transfers about 10 thousand euros.
Police state that the suspect started blackmailing and threatening her, warning her that she would publish the intimate photos that the young woman had sent in good faith to the boy in question.