Greva e urisë në Burgun e Peqinit/ 150 të dënuar “VIP” refuzojnë të ushqehen: Të hiqet “41-biss” dhe dënimet e përjetshme. Si nisi revolta

Të dënuarit në Burgun e sigurisë së lartë në Peqin vijojnë të qëndrojnë në grevë urie prej disa ditësh. Rreth 150 të dënuar në këtë burg prej ditësh refuzojnë ushqimin në shenjë revolte ndaj rregullave të vendosura në burg.

Të dënuarit e parë që kanë nisur këtë revoltë, nga burimet brenda në burg, kanë qenë të dënuarit Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Të dy këta të dënuar kanë refuzuar të ushqehen, si pasojë e aplikimin të regjimit “41-biss”.

Aliko dhe Balla mbahen secili në qeli të veçuar, ndërsa prej dy javësh ata kanë nisur grevën e urisë brenda në IEVP. Kjo nismë e tyre është mbështetur edhe nga disa të dënuar të tjerë, të cilët vuajnë dënimin e tyre në sektorin e sigurisë së lartë, brenda Burgut Peqin. Në këtë sektor thanë burimet mbahen të dënuarit e ashtuquajtur “VIP”, si pasojë e krimeve të rënda që ata kanë kryer dhe dënimeve të rënda të dhëna nga gjykatat.

Por si nisi greva e urisë brenda në burgun e sigurisë së lartë?

Kujtojmë që Arbjon Aliko ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë duke i marrë jetën efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat disa vite më parë. Ai u fut në regjimin e posaçëm së bashku me Genci Ballën, i dënuar nga drejtësia shqiptare për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste, i njohur si imami, i vetëshpallur si imami i “Unazës së re”. Fillimisht, Genci Balla është transportuar në spitalin e burgut, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua si pasojë e moskonsumimit të ushqimit.

Pas tij, u transportua në spital edhe Arbjon Aliko. Gjendja e tyre tashmë është e stabilizuar, por që nuk heqin dorë nga revolta e nisur prej ditësh. Të dënuarit në këtë burg pak ditë më parë i dërguan një peticion Presidentit Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit z. Ruçi, Kryeministrit Rama dhe ministres së Drejtësisë me disa kërkesa, kryesoret për amnisti, rishikim të dënimeve dhe heqjen e dënimit të përjetshëm. Deri në marrjen e një përgjigjeje, ata u shprehën se nuk do ta ndërpresin grevën.

ÇFARË KËRKOJNË TË DËNUARIT

Më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin i kanë dërguar një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa përmes peticionit kërkojnë amnisti dhe rishikim të dënimeve, pasi sipas tyre kanë qenë dënime maksimale të dhënë nga drejtësia shqiptare. Sipas të dënuarve, fajtor është shteti për çdo vrasje apo krim dhe kërkojnë që dënimet të përgjysmohen dhe të hiqen ato të përjetshmet, duke i konvertuar në 20 vite.

Revolta e të dënuarve sipas burimeve nuk është mbyllur vetëm me letrën, pasi kanë nisur edhe grevën e urisë. Pas veprimeve të të dënuarve, një grup pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mësohet se ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me disa të dënuar që kanë hyrë në grevë që prej disa ditësh.

Të dënuarit në burgun e Peqinit, u kanë parashtruar kërkesat e tyre përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa janë shprehur se nuk tërhiqen nga greva e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

 

Hunger strike in Peqin Prison / 150 “VIP” convicts refuse to eat: Remove “41-biss” and life sentences. Si revolted

The convicts in the High Security Prison in Peqin have been on a hunger strike for several days. About 150 convicts in this prison have been refusing food for days in revolt against the rules set in the prison.

The first convicts who started this revolt, from sources inside the prison, were convicts Arbjon Aliko and Genci Balla. Both of these convicts refused to eat, as a result of the application of the “41-biss” regime.

Aliko and Balla are each kept in solitary confinement, and for two weeks they have been on a hunger strike inside the IECD. This initiative was also supported by several other convicts, who are serving their sentences in the high security sector, inside Peqin Prison. In this sector, the sources said, the so-called “VIP” convicts are being held, as a result of the serious crimes they have committed and the severe sentences given by the courts.

But how did the hunger strike inside the high-security prison start?

We recall that Arbjon Aliko was part of the group that opposed with weapons taking the life of RENEA effective, Ibrahim Basha in Lazarat a few years ago. He joined the special regime together with Genci Balla, convicted by the Albanian justice for recruiting believers for terrorist purposes, known as the imam, self-proclaimed imam of the “New Ring”. Initially, Genci Balla was transported to the prison hospital, as his health condition deteriorated as a result of not consuming food.

After him, Arbjon Aliko was transported to the hospital. Their situation is already stable, but they do not give up the revolt that started days ago. The convicts in this prison a few days ago sent a petition to President Ilir Meta, Speaker of Parliament Mr. Ruçi, Prime Minister Rama and the Minister of Justice with some requests, the main ones for amnesty, review of sentences and abolition of life sentence. Until receiving a response, they said they would not end the strike.

WHAT THE CONVICTED REQUIRED

More than 100 convicts in the high security prison in Peqin have sent a letter to the President of the Republic Ilir Meta, the Prime Minister Edi Rama, the Speaker of the Assembly, Gramoz Ruçi and the Minister of Justice, Etilda Gjonaj, while through the petition they request amnesty and review of sentences, as according to them they were maximum sentences given by the Albanian justice. According to the convicts, the state is guilty of every murder or crime and they demand that the sentences be halved and the life sentences be removed, converting them to 20 years.

The revolt of the convicts, according to sources, was not closed only with the letter, as they also started the hunger strike. Following the actions of the convicts, a working group from the General Directorate of Prisons is learned to have held a meeting yesterday with some convicts who have been on strike for several days.

The convicts in Peqin prison have submitted their demands to the representatives of the Ministry of Justice, while they have stated that they will not withdraw from the hunger strike until their demands are met.