Në gjykatën e krimeve të rënda Old Baily të Londrës ka nisur procesi gjyqësor ndaj disa shqiptarëve të cilët vranë në 7 Korrik 2019 Grineo Daka. Ekzekutimi ndodhi në një bilardo në zonën Leyton në Lindje të Londrës ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Në ditën e parë të procesit gjyqësor, prokurorja tha se personi i cili goditi për vdekje me pistoletë Dakën ishte Liridon Saliuka i cili duhet të ishte në bankën e të akuzuarve por ai ndërroi jetë në burg në Janar 2020. Liridon Saliuka sipas prokurores ishte Saliuka që solli në bilardo pistoletën duke ia dhënë Jeton Krasniqit i cili kreu ekzekutimin.

Prokurorja Wilding i tha gjykatës se Krasniqi mbërriti në bilardo dhe mbante në duar doreza. Pasi ka ekzekutuar Dakën, Krasniqi e hodhi armën e krimit në një oborr të një shtëpie pak metra më larg bilardos e mandej hoqi dorezat.

Një tjetër shqiptar në bankën e të akuzuarve Edison Brahimi shërbeu për të larguar nga vendngjarja Krasniqin i cili e mohon akuzën për vrasje. Ndërsa Edison Brahimi mohon akuzën për mos kallëzim krimi. Prokurorja Wilding në seancat e tjera do të tregojë motivin e zbuluar nga policia për këtë vrasje, ndërsa gjyqi vijon.

The trial of some Albanians who killed Grineo Daka on July 7, 2019 has started in the Old Baily court of London. The execution took place at a billiards room in the Leyton area of ​​East London where a large Albanian community lives.

On the first day of the trial, the prosecutor said that the person who shot Daka to death with a pistol was Liridon Saliuka who should have been in the dock but he died in prison in January 2020. Liridon Saliuka according to the prosecutor was Saliuka who brought the pistol to the billiards and handed it to Jeton Krasniqi, who carried out the execution.

Prosecutor Wilding told the court that Krasniqi arrived at the billiards room holding gloves. After executing Daka, Krasniqi threw the crime weapon in the yard of a house a few meters away from the billiards and then removed the gloves.

Another Albanian in the dock, Edison Brahimi, served to remove Krasniqi from the scene, who denies the murder charge. While Edison Brahimi denies the accusation of not reporting a crime. Prosecutor Wilding in other hearings will show the motive revealed by the police for this murder, while the trial continues.