Pandemia po vijon të shkaktojë tragjedi familjare në Shqipëri.

Abcnews.al mëson se muzikanti Alfred Koçi ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Tiranë pak ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi.

Ai qendroi për më shumë se 22 ditë i shtruar në spitalin Infektiv duke dalë tërësisht i shëruar prej andej, por dëmtimet që kishte lënë në trup koronavirusi ishin të mëdha.

Pas një trompoze në mushkri, Alfredi ndjeu vështirësi të mëdha në frymëmarrje duke u detyruar të shkonte sërish në spital, ku edhe ndërroi jetë.

Teksa ishte shtruar, duke u kuruar nga koronavirusi, Alfredi kishte humbur nënën e tij nga virusi, ndërsa e mësoi këtë fakt vetëm pasi doli nga spitali, gjë e cila duket se rëndoi gjendjen e tij shëndetësorë.

Alfredi ishte personazh i reportazhit Abc News brenda Infekivit tre javë më parë, ku ai bëri thirrje që çdokush të tregonte kujdes pasi sipas tij, koronavirusi, nuk ishte një grip i thjesht, por një virus i rëndë që e kishte detyruar atë të shtrohej në spital.

Ndërkohë që fliste për mikrofonin e Abc News, Alfredi nuk e dinte se nëna e tij, e shtruar më herët një kat më sipër, kishte ndërruar jetë.

REPORTAZHI I PLOTË

 

Kjo është një tjetër tragjedi, e cila konfirmon se nevojitet një kujdes i shtuar nga të gjithë qytetarët gjatë këtyre muajve të vështirë për secilin.

Pjesë nga biseda e gazetares së Abc News me Alfredin e ndjerë tek Infektivi:

Si je? Je i trembur?

Alfred Koçi: Jo, i trembur jo, por Covid-i të lodh shumë. Jam i lodhur

Sa ditë ke që je këtu?

Alfred Koçi: 22 ditë. Kam probleme me frymëmarrjen. Mjekë dhe infermirë janë të gjithë në këmbë duke na shërbyer. Të gjithë po na shërbejnë, por në fund, ai që duhet të dalë nga kjo krizë, je ti, dalja është e jotja. Kjo lloj daljeje nga situata është e vështirë shumë. Po shumë e vështirë.

Ehe..

Alfred Koçi: Kështu që kushdo që të na shohë, t’i verë gishtin kokës. Kur të shohë atë ajrin e pastër aty jashtë, të shohë jetën para. Mos t’i besojë kot fjalëve që s’ka virus, etj., virus ka, ekziston dhe ja ku jam unë tani.

The pandemic is continuing to cause family tragedy in Albania.

Abcnews.al learns that the musician Alfred Koçi passed away yesterday afternoon in Tirana, a few days after he was cured of the coronavirus.

He stayed for more than 22 days hospitalized in the Infectious Diseases Hospital coming out completely healed from there, but the damage the coronavirus had left on his body was great.

After a thrombosis in his lungs, Alfredi had great difficulty breathing, forcing him to go to the hospital again, where he died.

As he was hospitalized, being cured of the coronavirus, Alfred had lost his mother to the virus, as he learned of this fact only after he was released from the hospital, which seems to have aggravated his health condition.

Alfredi was the character of the Abc News report within Infectious Diseases three weeks ago, where he called on everyone to be careful because according to him, the coronavirus was not a simple flu, but a serious virus that had forced him to be hospitalized. .

While talking about the Abc News microphone, Alfredi did not know that his mother, previously laid a floor above, had passed away.

FULL REPORT

This is another tragedy, which confirms that extra care is needed from all citizens during these difficult months for everyone.

Excerpts from the conversation of the Abc News journalist with the late Alfred at Infective:

How are you? Are you scared?

Alfred Koçi: No, not scared, but Covid is very tired. I’m tired

How many days have you been here?

Alfred Koçi: 22 days. I have trouble breathing. Doctors and nurses are all on our feet serving us. Everyone is serving us, but in the end, the one who has to come out of this crisis is you, the way out is yours. This kind of way out of the situation is very difficult. Yes very difficult.

Ehe ..

Alfred Koçi: So that whoever sees us, puts his finger on his head. When he sees that fresh air out there, he sees life ahead. Do not believe in words that there is no virus, etc., there is a virus, it exists and here I am now.