Ish deputeti i PD Luciano Boçi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Besa Shahini ka kritikuar pedagogët në një mënyrë skandaloze, pasi mësuesit kanë kritikuar Maturën Shtetërore.

Boçi shprehet se Besa Shahini duhet të japë dorëheqjen nga detyra.

Postimi i Luciano Boçit:

ÇAF-ÇUFI MODERN I SHAHINIT DHE PEDAGOGËT “ANAKRONIKË”

Ministrja me një njohje nën mesatare të gjuhës letrare shqipe, ka sulmuar në mënyrë të padenjë me një status të denjë për “gocë rruge që kapet prej flokësh”, pedagogët në përgjithësi e ato të gjuhës dhe të letërsisë, të cilët kanë kritikuar me argumente shkencorë pavlefshmërinë e testit të letërsisë.

Gjuha e përdorur është fyese, me kontekst rruge dhe arrogante. Fyerja shkon deri në ofendim e arroganca deri në kërcënim.

Mos ta dija që është ministre, do mendoja që është shkruar nga ndonjë tifoze politike me formim arsimor mediokër e rilindjes që shpërblehet me ndere e buzëqeshje për stoicizmin banal të treguar në mbrojtje të së pambrojtshmes. Megjithatë dhe në raste të tjera nuk është se Besa ka bërë ndonjë diferencë nga ky perceptim.

Të them të drejtën jam ndjerë fatkeq deri në revoltë, tek zbuloja tragjikisht rresht pas rreshti, qenien në krye të arsimit të një niveli të tillë profesionalisht skandaloz dhe etikisht krejtësisht banal.

Deri tani kam thënë që Besa të japë dorëheqjen për shumë “gafa” e keqmenaxhime të sistemit arsimor, por pas kësaj po kërkoj të kthehet andej nga ka ardhur, që kund mos ia shohim bojën, pa hezituar se po bie në nivelin e Besës.

Një ministre, sado e politizuar të jetë nuk mund të lejohet të përdorë atë gjuhë. Dhe ka një fjalë të urtë “kur nuk di hesht”. Së paku këtë të kishte zbatuar dhe Ministrja më e paaftë e të gjitha kohërave, sa kur e dëgjon, ose lexon të merr malli dhe për Themie Thomain e Bujqësisë së diktaturës. Përkundër kësaj, Shahini ka nxjerrë shpatën dhe i është sulur si jeniçere e devotshme në emër të modernizmit, pedagogëve e pedagogeve, të cilëve nuk u njeh as punën, as meritat, as reputacionin, as kontributin, as vlerën. Me paturpësinë e zakonshme, kërkon t’i nëpërkëmbë dhe t’i poshtërojë nën delirin e të qenit ministre. Mjerane ministre nuk e di që ato pedagogë që ajo ka anatemuar e kërcënuar, do s’do ajo, janë sot elita e mendimit albanologjik dhe punët e tyre që Besa nuk i ka parë as në ëndërr, janë të njohura kombëtarisht dhe ndërkombtarisht. Balta që ajo hedh në statusin e saj, bën pis vetëm atë vetë dhe askënd tjetër. Ministrja, e cila ka vite pune sa alternativat e një pyetje në testin e letërsisë, dhe alternativën e saktë për vitin e vet më të mirë akoma nuk e di, merr përsipër t’i japë mend atyre që kanë gjithë jetën që merren më gjuhën dhe letërsinë. Guximi i injorantit nuk njeh kufij. Pa asnjë përvojë, apo kompetencë mësimdhënie në mësuesi dhe specifikisht në gjuhë e letërsi, madje me nivel të përgjithshëm që lë për të dëshiruar, Shahini u tregon arat e gjuhës dhe letërsisë atyre që i kanë të tyret. Flet me të njëjtën shkalafitje mentale e emocionale, siç bënte në video-selfiet e mësimit online, ku dilte si mësuese, pa qenë asnjë ditë e tillë. Shfaqej si specialiste IT, pa ia pasur haberin fare. Fliste në ajër si metodiste e mbaruar, pa ditur nga lidhej gomari. Pozonte si spikere e paarritshme RTSH-je, pa qenë ndonjëherë lajmdhënëse. Në fund e ndriti. E bëri çorap e çorbë gjithçka, sa u detyrua ta mbyllë vitin shkollor para datës zyrtare. Dështoi si kudo me sukses të plotë. Nuk bërtiste kot Gëte i shkretë, kur shkruante: “Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim”.

E sot “injoranca në veprim”, na flet për modernizim të paparë të sistemit parauniversitar, të cilin nuk po e arrin dot sistemi universitar. Jo për shkak të politikave të Ramës së saj, por për shkak të pedagogëve. “Injoranca nuk është argument”-shtojnë latinët. Për çfarë modernizimi na flet Ministrja?! Modernizimi që pretendon “injoranca në veprim”, i ngjan një çaf-çufi me avull i dalë shinash, i cili zvarritet zhurmshëm duke çjerrë e zhbjerrë arsimin. A e ka lexuar raportin e OECD çaf-çufja ministre, të dalë disa ditë më parë, i cili qartazi hedh poshtë delirimin e saj dhe shënjon katastrofën në arsimin parauniversitar?! Ja çfarë thotë raporti:

“Shumë mësues në Shqipëri vazhdojnë të përdorin një metodë tradicionale të përqendruar në mësimdhënie. Intervistat me mësuesit tregojnë një aplikim të kufizuar të disa prej aspekteve më inovative, siç janë vlerësimi formues dhe mësimi i aftësive të shekullit njëzet e një”- thotë raporti, i cili jep dhe rekomandime të qarta. Pra për çfarë modernizimi na flet Shahini? Ah po! Ndoshta e ka fjalën për këtë paragraf të raportit: “Shumë shkolla në zonat rurale nuk kanë materiale mësimore dhe luftojnë për të përmbushur nevojat e tyre themelore të infrastrukturës”. Ose me siguri për këtë përcaktim alarmant: “Nuk ka asnjë masë të standardizuar të arritjeve të nxënësve në shkallë kombëtare para klasës 12, kur ata i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore”. Këto nuk i them unë i thotë raporti e zeza mbi të bardhë. Modernizim për Shahinin janë kësisoj me siguri skandalet seksuale në shkolla, infrastruktura skandaloze, klasat kolektive në masë, kushtet higjeno-sanitare tmerruese. Modernizim për “injorancën në veprim”, është mungesa e laboratorëve IT, mungesa e platformave online, korrupsioni me tabletat e tekstet digjitale, drejtuesit militantë e keqtrajtimi e keqpagimi i mësuesve.

Po siç duket, Besa e ka gjetur paqen me veten, duke u nisur nga thënia e famshme e Benedetto Varchi-t “Më mirë të më shohin si injorant se sa si gënjeshtar”. Besa madje i ka të dyja.

Me verbërinë e saj që buron nga paaftësia, qartazi Ministrja Shahini e shpall veten paradoksalisht, vetëm Ministre të Arsimit Parauniversitar: “Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar – shkruan ajo – po shkon duke u zgjeruar”. Dhe këtë hendek e quan meritë e arritje të vetën. Pra ajo e ka bërë punën, pedagogët jo. Lajthitje kjo, apo padituri? Të dyja bashkë do thoja. Vetë ajo, e konsideron veten pra, jo përgjegjëse dhe jo Ministre për arsimin e lartë dhe pranon dështimin e sistemit Universitar, reforma e pretenduar e të cilit nisi me ligjin e mbrapshtë të 2015. Ndërsa po të pyesësh Ramën ai të hidhet në fyt dhe Arsimin e Lartë, ndryshe nga Besa, e quan suksesin më të madh të qeverisë së tij. Rama sikurse Besa është në paqe me veten, sepse është duke zbatuar thënien e Perandorit Ferdinand i Habsburgëve: “Unë jam perandor dhe unë i dua injorantët.” Rama e do shumë veten dhe Shahinin. Kjo është e vërtetë.

“Ju lutem mos më lini të vdes “injorant”! Më gjeni cili është më injoranti midis këtyre të dyve dhe do ju fal universin” – do bërtiste nën kulmin e sarkazmës, që Besa nuk e dallon nga ironia, pedagogu e specialisti, kritizer i testit qesharak të letërsisë, teksa lexon statusin e të ashtuquajturës Ministre të Arsimit.

Megjithatë, jo çdo e keqe vjen për keq. Ka dhe një të mirë. E mira në këtë rast është e dhimbshme, por të paktën të gjithë pas kësaj kanë zbuluar përmasën e vërtetë të fatkeqësisë së drejtimit të sistemit arsimor dhe të paktën dinë formulën e shërimit që nis me largimin një orë e më parë të paaftësisë dhe banalitetit, “të injorancës në veprim” që ka pushtuar drejtimin e këtij vendi e drejtimin e arsimit të tij.

Former PD MP Luciano Boçi through a status on “Facebook” writes that Besa Shahini has criticized the professors in a scandalous way, as teachers have criticized the State Matura.

Boçi says that Besa Shahini should resign.

Post by Luciano Boc:

ÇAF-ÇUFI MODERN OF SHAHIN AND “ANACRONIC” PEDAGOGY

The Minister, with an average knowledge of the Albanian literary language, has unwittingly attacked with a status worthy of “street girl caught by the hair”, pedagogues in general and those of language and literature, who have criticized with scientific arguments the invalidity of the literature test.

The language used is offensive, contextual and arrogant. Insult goes from insult and arrogance to threat.

If I did not know that she is a minister, I would think that she was written by a political fan with a mediocre educational background of the renaissance who is rewarded with honors and smiles for the banal stoicism shown in defense of the defenseless. However, in other cases it is not that Besa has made any difference from this perception.

To be honest, I felt unhappy until the revolt, when I discovered tragically line after line, being at the top of education of such a professionally scandalous and ethically completely banal level.

So far I have said that Besa should resign for many “mistakes” and mismanagement of the education system, but after that I am looking to return to where he came from, so that we do not see his paint, without hesitation that he is falling to the level of Besa.

A minister, no matter how politicized, cannot be allowed to use that language. And there is a saying, “When I don’t know, shut up.” At least this is what the most incompetent Minister of all time would have done, as long as she listens to it, or reads it, and longs for Themie Thomain of the Agriculture of the dictatorship. Despite this, Shahini drew his sword and attacked it as a devout janissary in the name of modernity, pedagogues and pedagogues, whose work, merits, reputation, contribution and value were not recognized. With the usual shamelessness, he seeks to trample and humiliate them under the delirium of being a minister. Miserable minister, I do not know that those pedagogues that she has anathematized and threatened, she will not, are today the elite of Albanological thought and their works that Besa has not seen even in a dream, are known nationally and internationally. The clay she throws into her status only makes her dirty and no one else. The Minister, who has years of work as the alternatives of a question in the literature test, and the exact alternative for her best year I still do not know, undertakes to remind those who have all their lives dealing with language and literature. The courage of the ignorant knows no bounds. Without any experience, or teaching competence in the teacher and specifically in language and literature, even with a general level that leaves much to be desired, Shahini shows the fields of language and literature to those who have theirs. She speaks with the same mental and emotional fallacy as she did in the online selfie video tutorial, where she came out as a teacher, without being on such a day. He appeared as an IT specialist, without knowing it at all. He spoke in the air like a finished Methodist, not knowing where the donkey was coming from. She posed as an inaccessible speaker for RTSH, without ever being a newscaster. It finally lit up. He made socks and socks everything, as he was forced to close the school year before the official date. It failed as everywhere with complete success. He did not shout in vain, Goethe, when he wrote: “There is nothing more frightening than ignorance in action.”

And today, “ignorance in action” tells us about the unprecedented modernization of the pre-university system, which the university system is failing to achieve. Not because of her Rama’s policies, but because of the pedagogues. “Ignorance is not an argument,” the Latins added. What modernization is the Minister talking about ?! Modernization, which claims “ignorance in action,” resembles a steam-iron buffet, which crawls noisily, disrupting education. Has the OECD report been read by the Minister, a few days ago, who clearly rejects its delirium and marks the catastrophe in pre-university education ?! Here is what the report says:

“Many teachers in Albania continue to use a traditional teaching-focused method. Interviews with teachers show a limited application of some of the most innovative aspects, such as formative assessment and twenty-first century skills training, ”says the report, which also provides clear recommendations. So what modernization is Shahini talking about? Ah yes! Perhaps it is about this paragraph of the report: “Many schools in rural areas do not have teaching materials and are struggling to meet their basic infrastructure needs.” Or certainly for this alarming definition: “There is no standardized measure of achievement