39-vjeçarja me inicialet M.V nga Shkupi është diplomatja nga Maqedonia, e cila u gjet e vdekur në një banesë në Manhatan të Nju Jorkut. Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi në shtëpinë e saj ka gjetur ilaçe të ndryshëm, kryesisht qetësues.

Diplomatja ka jetuar e vetme në një banesën në katin e katërt, ndërsa fqinjët e përshkruajnë si grua e qetë. Rasti u zbulua, kur sipas dëshmitarëve një diplomat kishte mbërritur dhe po pyeste për të dhe në momentin kur nuk mori përgjigje kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe ndihmës së shpejtë.

Ndërsa sipas informacioneve të “Nju Jork Post” menjëherë pas ndihmës së shpejtë në shtëpinë e 39-vjeçares ka mbërritur edhe një diplomat nga Maqedonia. Jozyrtarisht, diplomatja vuante nga depresioni një kohë më të gjatë përpara se ti jepte fund jetës.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë e konfirmuan ngjarjen duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në SHBA për detajet lidhur me ngjarjen tragjike.

“Nga misioni i Përhershëm i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork morëm lajmin e hidhur, për humbjen e anëtares së misionit tonë, diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme”, theksuan nga MPJ.

Policia e ka gjetur diplomanten me rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune. Sipas Fox Neës, bëhet fjalë për vetëvrasje. Rojtari i shtëpisë për “Fox Neës” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite.

“Ajo ka jetuar këtu dy vite dhe ka qenë shumë njeri i mirë. Të gjithë po ndjehen keq”, ka deklaruar Hernan Avila..

The 39-year-old with the initials M.V from Skopje is the diplomat from Macedonia, who was found dead in an apartment in Manhattan, New York. Police suspect that it is a case of suicide, as they found various medicines in her house, mainly sedatives.

The diplomat lived alone in an apartment on the fourth floor, while neighbors describe her as a quiet woman. The case was discovered when, according to witnesses, a diplomat had arrived and was asking about him and at the moment when he did not receive an answer, he asked for the intervention of the police and the ambulance.

According to the information of the “New York Post”, immediately after the ambulance, a diplomat from Macedonia arrived at the house of the 39-year-old. Unofficially, the diplomat suffered from depression for a long time before ending her life.

The Macedonian Ministry of Foreign Affairs confirmed the event, emphasizing that they are in constant communication with the competent institutions in the United States for details regarding the tragic event.

“From the Permanent Mission of Northern Macedonia to the United Nations in New York we received the sad news, for the loss of a member of our mission, career diplomas at the Ministry of Foreign Affairs”, stressed the Ministry of Foreign Affairs.

Police found the graduate with a belt around his neck and two empty bottles of antidepressants without signs of violence. According to Fox News, it is about suicide. The housekeeper told Fox News that she lived on the fourth floor for two years.

“She has lived here for two years and has been a very good person. “Everyone is feeling bad”, declared Hernan Avila ..