Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se në asnjë nga spitalet Covid nuk ka munguar shërbimi shëndetësor. Ministrja doli në konferencë pas hedhjes së 69-vjeçarit nga kati i dytë i spitalit Infektiv.

Ministrja e Shëndetësisë i është përgjigjur kritikave lidhur me vendosjen e orarit kufizues si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19. Ajo tha se në orët e mbrëmjes frekuentohen ambientet e brendshme si bare dhe restorante ku nuk ruhen distanca fizike. Ajo tha se për ata që do duan të lëvizin natën, do pajisen me leje përmes portalit E-Albania.

“Është prezantuar një analizë aktuale, jo vetëm e incidencës dy javore por edhe të analizës dhe rasteve të infektuara dhe pacientëve në kujdes intensiv dhe atyre indikatorëve që vlerësojnë situatën ekonomike. Ekspertët kanë vendosur të përshkallëzojnë masat që janë të një niveli mesatar. Qytetarët presim më shumë informacion dhe çfarë do të bëhet më vonë. A do të kemi kufizime dhe çfarë do të ndodhë nesër. Kjo është një situatë e një pandemie që na ka ballafaquar me shumë pikëpyetje. E rëndësishme mbetet zbatimi i rregullave dhe masave të vendosura nga autoritete shëndetësore. Masat që u komunikuan dje do të saktësohet sot nga unë. Masat do të hyjnë në fuqi nga ora 22:00 e të nesërmes.

Në sqarim të qytetarëve që pyesin dhe ka edhe nga ata që priren të bëjnë humor me virusin sepse pa dyshim që pyetja që sot ngrihet është nëse virusi del natën. Po këto pyetje mund të jenë të bukura për të buzëqeshur në një moment por pastaj kthehemi me këmbë në tokë. Mjekët që ju shihni në spitale janë hallka e fundit pritëse. Një prej këtyre grupeve janë ekspertët e shëndetit publik. Grupmosha që ka pësuar rritje të infektimeve është 40-45 vjeç. Mosha mesatare është 47 vjeç Ulet vigjilenca dhe maska nuk mbahet në ambiente nuk konsumohet duke shkelur rregullat. Më pas e përhapin në shtëpi dhe ja dërgojnë edhe atyre që nuk kanë imunitet për ta përballuar.

Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%. Kjo ndodh kudo. As në Shqipëri dhe as në një vend të botës nuk është luksi për të pasur pas çdo personi nga një polic. Ka vend të tjera që kur vala e dytë e epidemisë ka përparuar më shpejt i kanë marrë ato masa gradualisht. Sot kam firmosur urdhrat që do të jenë në fuqi nga nesër. Do të ketë kufizim nga ora 22:00 deri në orën 06:00 deri në datën 2 dhjetor. Bëhet përjashtim për motive pune dhe mjekësore. Ata do të pajisen me autorizim përmes portalit E-Albania. Personeli përjashtohet duke pasur me vete mjetin e identifikimit. Do mbyllen baret dhe restorantet në të gjithë vendin në të të njëjtin orar deri në datë 2 dhjetor. Një vendim tjetër që do merret nga këshilli i ministrave është administrata që do të punojë online. Do të ketë një rakordim për punën online duke zbatuar edhe detyrat dhe përgjegjësitë që ka çdo punonjës”, tha ministrja.

The Minister of Health Ogerta Manastirliu stated today that none of the Covid hospitals lacked health services. The minister came out to the conference after the 69-year-old was thrown from the second floor of the Infectious Diseases Hospital.

The Minister of Health has responded to the criticism regarding the establishment of the restricted schedule as a preventive measure for the spread of Covid-19. She said that in the evening, indoor facilities such as bars and restaurants are frequented where no physical distance is maintained. She said that for those who want to move at night, they will be provided with a permit through the E-Albania portal.

“A current analysis has been presented, not only of the two-week incidence but also of the analysis and infected cases and patients in intensive care and those indicators that assess the economic situation. Experts have decided to escalate measures that are of a medium level. Citizens expect more information and what will be done later. Will we have restrictions and what will happen tomorrow. This is a situation of a pandemic that has faced us with many questions. It remains important to implement the rules and measures set by the health authorities. The measures that were communicated yesterday will be specified today by me. The measures will take effect from 22:00 the next day.

In explanation of the citizens who ask and there are also those who tend to make fun of the virus because without a doubt the question that arises today is whether the virus comes out at night. Yes these questions may be nice to smile at for a moment but then we walk back to the ground. The doctors you see in hospitals are the last waiting link. One of these groups is public health experts. The age group that has experienced an increase in infections is 40-45 years old. The average age is 47. Decreases vigilance and the mask is not kept indoors is not consumed in violation of the rules. They then spread it at home and send it to those who do not have immunity to cope.

The enforcement of the rules has not been 100%. This happens everywhere. Neither in Albania nor in any other country in the world is it a luxury to have every person behind a policeman. There are other countries that as the second wave of the epidemic progressed faster they took those measures gradually. Today I signed the orders that will be in force from tomorrow. There will be a restriction from 22:00 until 06:00 until 2 December. Exceptions are made for work and medical reasons. They will be provided with authorization through the E-Albania portal. Personnel are excluded with the means of identification. Bars and restaurants across the country will close at the same time until December 2nd. Another decision to be made by the council of ministers is the administration that will work online. “There will be a reconciliation for the online work by implementing the duties and responsibilities that each employee has”, said the minister.