Një sherr ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh në një nga lokalet në qendër të Beratit. Raportohet që ngjarja të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa të rinjtë po konsumonin pije alkoolike.

Sherri ka nisur pasi të rinjtë kanë hedhur fjalë ndaj njëri-tjetrit dhe më pas ka degjeneruar në përleshje fizike në pedonalen e qytetit. Një 19-vjeçar është tërhequr zvarrë nga një nga djemtë i cili e ka kapur nga varësja që mbante në qafë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, por të rinjtë kishin ikur ndërkohë. Nga dëshmitë e mëtejshme mësohet se shkak për nisjen e sherrit ka qenë një femër e cila ishte ngacmuar nga njëri prej djemve.

A quarrel took place between two groups of young people in one of the bars in the center of Berat. The incident reportedly happened last night while the youths were consuming alcoholic beverages.

The quarrel started after the young people threw words at each other and then degenerated into physical clashes on the city sidewalk. A 19-year-old was dragged by one of the boys who grabbed him by the pendant he was carrying around his neck and as a result he was injured, while he was transported urgently to the hospital where he also underwent a surgical intervention. The young man is under the care of doctors and is out of danger for life.

Authorities immediately arrived at the scene, but the young men had fled in the meantime. From further evidence it is learned that the cause for the quarrel was a woman who was harassed by one of the boys.