Mediat britanike i kanë kushtuar këtë të diel një artikull sjelljes së dhjetëra kriminelëve në Britaninë e Madhe, të cilët kanë gjetur një mënyrë për të shmangur deportimin e tyre në vendet e origjinës.

Për Daily Mail, betejat ligjore në gjykata për deportimet e këtyre kriminelëve, mes të cilëve dhe shumë shqiptarë e kosovarë, iu kushtojnë taksapaguesve britanikë rreth 200 milionë paund çdo vit.

Shpesh herë në këto çështje përdoren argumente false dhe legjislacion i diskutueshëm për të drejtat e njeriut.

Sipas raportit të Daily Mail, loja “macja dhe miu” e luajtur në gjykatat britanike nga kriminelë të huaj dhe azilkërkues të dështuar ka bërë që avokatët e emigracionit të “luajnë” me buxhetin vjetor të ndihmës juridike civile, për të sfiduar vazhdimisht përpjekjet e Ministrisë së Brendshme për të deportuar personat e tepërt.

Kritikët akuzojnë gjykatësit e emigracionit si të butë dhe tepër të gatshëm për të apeluar çështjet, shumë prej të cilave zgjasin për një dekadë ose më shumë.

Në artikull sillen dhe rastet e dy shqiptarëve, një nga Shqipëria dhe një tjetër nga Kosova të cilët kanë mundur të shmangin deportimin.

Shqiptari Valter Shpani mbërriti në Britani në 2007. Ai u depërtua në 2010 pasi u shpall fajtor për mashtrim, por arriti të futej sërish në ishull në vitin 2012. Deri në momentet që ne flasim ai është deportuar 3 herë nga Britania, por ia ka dalë të rikthehet sërish me pasaporta e karta identiteti false. Në muajin prill një gjykatës vendosi qëndrimin e tij në Britaninë e Madhe përfundimisht.

Shqiptari i Kosovës, Shaban Binaku hyri në Britaninë e Madhe në 1998 si azilkërkues. Ai kaloi 12 muaj në burg për vjedhje dhe trafik droge dhe u deportua në 2012. Megjithatë arriti të kthehej në Britani në një lloj mënyrë dhe hapi një lavazh në veri të Londrës në 2014. Po ashtu, në këtë vit fitoi dhe 100 mijë paund në bingo. U arrestua sërish në 2018 për qëndrim të paligjshëm në Britani. Çështja e tij është ende në gjykatë, megjithatë është lejuar të qëndrojë në Britani nën arsyet e ligjeve për të drejtat e njeriut.

 

The British media have dedicated this Sunday an article to the behavior of dozens of criminals in the UK, who have found a way to avoid their deportation to their countries of origin.

According to the Daily Mail, legal battles in court over the deportations of these criminals, including many Albanians and Kosovars, cost British taxpayers about milionë 200 million a year.

False arguments and controversial human rights legislation are often used in these matters.

According to the Daily Mail report, the “cat and mouse” game played in British courts by foreign criminals and failed asylum seekers has led immigration lawyers to “play” with the annual civil legal aid budget, to constantly challenge the Ministry’s efforts. Interior to deport redundant persons.

Critics accuse immigration judges of being lenient and overly willing to appeal cases, many of which last for a decade or more.

The article also includes the cases of two Albanians, one from Albania and another from Kosovo who managed to avoid deportation.

Albanian Valter Shpani arrived in Britain in 2007. He infiltrated in 2010 after being found guilty of fraud, but managed to re-enter the island in 2012. So far he has been deported 3 times from Britain, but has succeeded to be returned again with fake passports and identity cards. In April a judge decided his stay in the UK was final.

Kosovo Albanian Shaban Binaku entered the UK in 1998 as an asylum seeker. He spent 12 months in prison for theft and drug trafficking and was deported in 2012. However he managed to return to Britain in some way and opened a car wash in north London in 2014. He also earned mijë 100,000 this year in bingo. He was arrested again in 2018 for illegal stay in Britain. His case is still in court, however he has been allowed to stay in Britain under the grounds of human rights laws.