Justin Poirier arriti të bëjë befasinë e madhe këtë mëngjes në Arabinë Saudite, Abu Dhabi. Amerikani mundi me KO irlandezin Conor Mc Gregor që në raundin e dytë, duke bërë atë, që shumë pak njerëz e parashikonin para ndeshjes.

Lufta nisi me të njëjtën dinamikë si deklaratat e gjithë kësaj jave. McGregor e nisi vrullshëm, duke ndjerë edhe mbështetjen e publikut në sallë, të cilin donte ta gëzonte me një fitore. Shpejt Poirier e mori veten dhe sulmoi, teksa McGregor u mundua të mbyllë hapësirat.

Amerikani e goditi disa herë McGregor, por irlandezi mundi të kthehej dhe të rikthente ekuilibrin në oktagon. Më pas Conor sulmoi fort dhe lëshoi dy goditje të fuqishme vertikale, të cilat për çudi Poirier i përballoi, madje tentoi të përfitonte nga hapësirat e Conor dhe ta sulmonte.

Kështu u mbyll raundi i parë, por ai i dytë ishte tjetër histori. Një goditje e fortë e Poirier në këmbën e McGregor e dobësoi shumë irlandezin, që e humbi dinamikën e tij të madhe në oktagon. Gjithsesi McGregor vazhdoi të luftonte dhe afër fundit të raundit të dytë irlandezi provoi të luftonte lart me grushte dhe ia arriti mirë qëllimit.

Ishte në sulm dhe la hapësira, të cilat Poirier i shfrytëzoi në mënyrë të lavdërueshme dhe kundërsulmoi fuqishëm. Goditjet e tij të njëpasnjëshme, që e gjetën të pambrojtur McGregor e bënë irlandezin të bie në tokë dhe të dorëzohet ndaj furisë së amerikanit, duke e mbyllur ndeshjen në raundin e dytë për 2 minuta e 36 sekonda.

Një goditje e madhe për McGregor, i cili nuk pritet ta mbyllë këtu karrierën e tij. Nga ana tjetër Justin Poirier mori revanshin për atë humbje në vitin 2014 dhe tani kërkon një betejë me Khabib Nurmagomedov, i cili për momentin është jashtë UFC, por po diskuton rikthimin.

Justin Poirier managed to make the big surprise this morning in Saudi Arabia, Abu Dhabi. The American defeated with Irish KO Conor Mc Gregor in the second round, doing what very few people predicted before the match.

The war started with the same dynamics as the statements of all this week. McGregor kicked it off, feeling the support of the audience in the hall, whom he wanted to enjoy with a victory. Poirier quickly recovered and attacked, as McGregor tried to close the spaces.

The American hit McGregor several times, but the Irishman was able to turn around and restore balance to the octagon. Conor then attacked hard and fired two powerful vertical blows, which Poirier surprisingly withstood, even attempting to take advantage of Conor’s space and attack him.

Thus ended the first round, but the second was another story. Poirier’s strong kick to McGregor’s foot greatly weakened the Irishman, who lost his great dynamics in the octagon. However McGregor continued to fight and near the end of the second round the Irishman tried to fight up with his fists and achieved the goal well.

It was on the attack and left spaces, which Poirier used commendably and counterattack strongly. His successive shots, which found McGregor defenseless, made the Irishman fall to the ground and surrender to the American fury, closing the game in the second round for 2 minutes and 36 seconds.

A big hit for McGregor, who is not expected to end his career here. On the other hand Justin Poirier got revenge for that loss in 2014 and now seeks a battle with Khabib Nurmagomedov, who is currently out of the UFC but is discussing a comeback