Tre kartëmonedha të reja, një prej të cilave nuk ka qarkulluar më parë në vendin tonë do të hidhen këtë vit në treg. Konkretisht sipas Bankës së Shqipërisë deri në fund të vitit 2021 do të dali në treg prerje e re 10 mijë lekë (100 mijë lekë të vjetra) që del për herë të parë në qarkullim dhe që ende nuk është bërë publike pamja e saj, se çfarë materiali apo elementësh do të mbajë.

Po ashtu do të dalin në treg prerjet e reja 1 mijë lekë dhe 2 mijë lekë, të cilat janë prezantuar me të gjitha elementet e sigurisë që do të kenë.

“Prodhimi i një serie të re kartëmonedhash është një proces kompleks, gjatë të cilit mund të hasen vështirësi teknike që mund të shkaktojnë ndryshime në afatet e planifikuara për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave”, thotë BSH.

Në vitin 2022 do të hidhet prerja e fundit prej 500 lekësh, ndërsa 200 dhe 5000 Lekë u hodhën në qarkullim në 30 shtator të vitit 2019.

Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, duke ia bërë “më të vështirë jetën” falsifikatorëve.

Të gjitha prerjet e serisë së vjetër të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë ishin miratuar në vitin 1995 dhe u hodhën në qarkullim në vitin 1996.

Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.

Të treja këto kartëmonedha ishin të parashikuara për tu hedhur në vitin 2020, por si pasojë e pandemisë të gjitha afatet u shtynë për këtë vit, pasi sipas Bankës së Shqipërisë COVID-19 pezulloi punën për prodhimin e kartëmonedhave. Po ashtu banka qendrore thotë se gjatë procesit mund të ketë vështirësi teknike që mund të shtynin përsëri procesin.

Three new banknotes, one of which has not been circulated in our country before, will be launched in the market this year. Specifically, according to the Bank of Albania, by the end of 2021, a new denomination of 10 thousand lek (100 thousand old lek) will appear on the market, which is in circulation for the first time and its appearance has not been made public yet, what material or elements will hold.

Also, new denominations of 1 thousand lekë and 2 thousand lekë will appear on the market, which have been presented with all the security elements they will have.

“The production of a new series of banknotes is a complex process, during which technical difficulties may be encountered that may cause changes in the planned deadlines for the issuance of banknotes,” says the BoA.

In 2022, the last denomination of 500 Lekë will be issued, while 200 and 5000 Lekë were put into circulation on September 30, 2019.

The new series of banknotes is produced with the latest technologies in the field of production and security elements of banknotes, in order to make them safer, making “life more difficult” for counterfeiters.

All denominations of the old series of Albanian banknotes and coins, except the 2000 Lekë were approved in 1995 and put into circulation in 1996.

Meanwhile, in 2008, the 2000 Lekë banknote was added to the series and at the end of 2011 the legal course for the 100 Lekë banknote was completed.

All three banknotes were scheduled to be issued in 2020, but as a result of the pandemic all deadlines were postponed for this year, as according to the Bank of Albania COVID-19 suspended the work for the production of banknotes. The central bank also says that during the process there may be technical difficulties that could delay the process again.