“Di të bëj punën time, nuk mund të bëj reklamë”. Kështu është shprehur aktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Luran Ahmeti i cili ka luajtur në shumë filma jashtë vendit.

Siç edhe sqaroi, ai është bërë tashëm i famshëm në Turqi, ku ka luajtur edhe në një nga serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave, si “Sulejmani i Madhërishëm”. Lurani ka luajtur rolin e Kusret Pashait.

Në një intervistë për News24 në rubrikën “Opinion” Lurani thotë se i vjen keq që në trojet shqiptare ai nuk është thirrur për ndonjë film, por pranon se një gjë të tillë do ta mirëpriste. Lurani tregoi edhe njohjen e parë me producentët turq.

“Në vitin 2008 një produksion turk erdhi në Maqedoni për të xhiruar një serial në Manastir. Isha fatlum që më pranuan dhe më dhanë një nga rolet kryesore. Fati im i mirë është që ai serial pati sukses në Turqi e më pas më hapi rrugët e karrierës atje”,- tha ai.

I pyetur se si ka mundësi që nuk dallon fare nga aktorët turq, Lurani u shpreh: “Punova shumë me gjuhën kur shkova në Turqi. Kam punuar tmerrësisht shumë. Për mua ka qenë nder të luaj një serial të tillë. Natyrisht jam ndjerë i nderuar shumë. Kam dhënë maksimumin nga vetja, gjithmonë brenda kornizave të produksionit. Shumicën e aktorëve të atij seriali unë i kam miq dhe ndjehem mirë kur bashkëpunoj me ta”.

I pyetur për rolet që preferon aktori shqiptar shtoi:

“Fakultetin e kam mbaruar në Shkup për dramaturgji. Nëse nuk mund të jem heroi, atëherë kam vendosur të bëhem antiheroi, jo diçka më pak. Në dramaturgji asnjëherë aktori hero nuk mund të jetë i mirë nëse nuk e ka edhe antiheroin e mirë. Ju kam thënë që nuk jam dakord të luaj në role që nuk janë heroi ose antiheroi”,- shtoi ai.

 

“I know how to do my job, I can not advertise.” This is what the Albanian actor in Northern Macedonia, Luran Ahmeti, who has acted in many films abroad, said.

As he explained, he has already become famous in Turkey, where he played in one of the most watched series of all time, such as “Suleiman the Magnificent”. Lurani played the role of Kusret Pasha.

In an interview for News24 in the column “Opinion” Lurani says that he is sorry that in Albanian lands he has not been called for a film, but admits that such a thing would welcome him. Lurani also showed his first acquaintance with Turkish producers.

“In 2008 a Turkish production came to Macedonia to shoot a series in Bitola. I was lucky to be accepted and given one of the lead roles. “My good fortune is that that series was successful in Turkey and then opened my career path there,” he said.

Asked how it is possible that he is no different from Turkish actors, Lurani said: “I worked hard with the language when I went to Turkey. I worked terribly hard. It has been an honor for me to play such a series. Of course I felt very honored. I have given my best, always within the frames of production. “Most of the actors in that series I have friends and I feel good when I collaborate with them.”

Asked about the roles that the Albanian actor prefers, he added:

“I graduated from the faculty in Skopje for dramaturgy. If I can not be a hero, then I have decided to become an antihero, not something less. In dramaturgy the hero actor can never be good if he does not even have the good antihero. “I told you that I do not agree to play roles that are not hero or anti-hero,” he added.