Kisha e Grabovës është ndërtuar nga vendasit në fshatin Grabovë e Sipërme rreth shekullit XVIII.

Si shumë kisha orthodokse është me orientim lindje-perëndim. Hyrja kryesore është nga jugu.

Përmasat janë afërsisht 25x20m. Muratura është prej guri të zones dhe çatia është e mbuluar me rasa guri, sikurse dhe banesat tipike të zonës.

Përbërja e kishës është me një nef kryesor, një nef të jashtëm në anën jugore, dhe një narteks në anën perëndimore. Në brendësi të kishës ka veshje druri, të pikturuara në nivelin e tavanit.

Mbi portën hyrëse kryesore është një afresk origjinal i kishës me sipërfaqe rreth 1mX2m.

Dyshemeja është e shtruar me rasa guri. Brenda dhe përreth objektit ndodhen varre të vjetra dhe të reja besimtarësh dhe banorësh të zonës.

Sapo futesh të bën përshtypje një afresk origjinal i vendosur mbi portën kryesore si dhe këmbana që zë një pjesë të madhe të kishës. Brenda dhe përreth objektit ndodhen varre të vjetra dhe të reja besimtarësh, gjithashtu gjenden edhe varre të banorëve të zonës.

Kisha e Shën Kollit në Grabovë është monument i trashëgimisë kulturore. Ky monument është i llojit “Arkitekture / Urbanistike”, i miratuar me numër “22 më 15.02.2005”. Kisha, e ndërtuar ne shekullin e 18-te, ka rënë shpesh vitet e fundit pre e grabitësve të ikonave.

Grabova shquhet për historinë dhe kulturën e saj dhe është konsideruar si “Qyteti Maja” i Shqipërisë.

The church of Grabova was built by the locals in the village of Grabova e Sipërme around the XVIII century.

Like many orthodox churches it is east-west oriented. The main entrance is from the south.

The dimensions are approximately 25x20m. The masonry is of stone of the area and the roof is covered with stone slabs, as well as the typical dwellings of the area.

The composition of the church is with a main nave, an outer nave on the south side, and a narthex on the west side. Inside the church there are wooden vestments, painted at ceiling level.

Above the main entrance gate is an original fresco of the church with an area of ​​about 1mX2m.

The floor is paved with stone slabs. Inside and around the building are old and new graves of believers and residents of the area.

Once inside you are impressed by an original fresco placed above the main gate as well as the bells that occupy a large part of the church. Inside and around the building are old and new graves of believers, as well as graves of locals.

The Church of Saint Kolli in Grabova is a cultural heritage monument. This monument is of the type “Architecture / Urbanism”, approved with number “22 on 15.02.2005”. The church, built in the 18th century, has often fallen prey to icon robbers in recent years.

Grabova is famous for its history and culture and is considered the “Mayan City” of Albania.