Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ udhëtuam drejt Delvinës, për të parë nga afër fermën e gomaricave, qumështi i të cilave ka benefite të shumta në organizëm.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ udhëtuam drejt Delvinës, për të parë nga afër fermën e gomaricave, qumështi I të cilave ka benefite të shumta në organizëm. Kjo fermë e vogël është krijuar nga Pëllumb dhe Lilo Cakon dy vëllezër të cilët merren prej vitesh me rritjen e këtyre kafshëve për të përfituar prej tyre qumështin ‘çudibërës’.

Lilo Cako thotë se gomaricat tashmë janë kthyer në ‘ specie në zhdukje’ pasi sa vjen dhe gjenden më pak të tilla, prandaj ai po përpiqet që të shumojë numrin e tyre:

‘’ Duam të punësojmë njerëz që kanë nevojë nga ana ekonomike dhe më shumë për të mbarështuar kafshën që na intereson, sepse është shumë specie në zhdukje, sapo vete dhe degradohet.Numri është I kilometruar nuk gjen më gomarica, të paktën në rrethin e Sarandës, dhe t’I kërkosh me qirinj nuk I gjen dot, në një kohë që kishte dhjetë në cdo shtëpi, ska fare. Jam I vetmi deri më sot jo vetëm në zonën e Sarandës por edhe në Shqipëri, si fermë me NIPT si fermë me gomarica’’ u shpreh Lilo Cako, pronari I fermës.

Ata janë të punësuar familjarisht në këtë fermë, ndërsa po përpiqen që ta zgjerojnë më tej fermën e tyre për të punësuar edhe banorë të tjerë të zonës, për t’i ndihmuar ekonomikisht.

Ferma aktulisht ka 25 gomarica dhe 1 gomar, por ata janë në përpjekje për ta zgjeruar atë:

‘’ Këto kafshë momentin e fjetjes e duan shumë të rehatshme sepse stresohen menjëherë, është kafsha më delikate që mund të ketë planeti, sa më shumë që ta mirëmbash aq më të mira ke, e neglizhove pak të neglizhojë menjëherë, është shumë delikate.Emrin ka gomaricë, por është shumë delikate’’ thotë Lilo Cako për kafshët që ka vendosur të kujdeset dhe me siguri i njeh më së miri.

Ndërsa Pëllumb Cako, pronari tjetër I kësaj ferme të veçantë tha së kjo fermë duhet vizituar me patjetër:

‘’ Të vizitojnë zonën, të vizitojnë fshatin, jo vetëm për të parë fermën por edhe për të degustuar qoftë edhe ushqimet tradicionale të zonës, të fshatit këtu dhe të gjtihë krahinës që përfshin këtë zonë’’ .

Kjo fermë e veçantë ndodhet edhe në një zonë mjaft të bukur në fshatin Burres të Delvinës, e cila ndodhet 800 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga bukuri të panumërta natyrore.

In an interview in “Rreze Dielli” we traveled to Delvina, to see up close the donkey farm, whose milk has many benefits in the body.

In an interview in “Rreze Dielli” we traveled to Delvina, to see up close the donkey farm, whose milk has many benefits in the body. This small farm was created by Pëllumb and Lilo Cako, two brothers who have been raising these animals for years to benefit from their ‘miracle’ milk.

Lilo Cako says that donkeys have already become an ‘endangered species’ as fewer and fewer are found, so he is trying to increase their numbers:

” We want to hire people who need it economically and more to breed the animal that interests us, because it is a species that is endangered, once alone and degraded. , and to look for them with candles can not find them, at a time when there were ten in every house, there is none. I am the only one to date not only in the area of ​​Saranda but also in Albania, as a farm with NIPT as a donkey farm “said Lilo Cako, the owner of the farm.

They are employed by the family on this farm, while they are trying to further expand their farm to employ other residents of the area, to help them financially.

The farm currently has 25 donkeys and 1 donkey, but they are trying to expand it:

” These animals love the moment of sleeping very comfortable because they get stressed immediately, it is the most delicate animal that the planet can have, the more you maintain the better you have, you neglected it a little to neglect it immediately, it is very delicate. he has a donkey, but he is very delicate ” says Lilo Cako about the animals he has decided to take care of and he probably knows them best.

While Pëllumb Cako, the other owner of this special farm said that this farm should definitely be visited:

“To visit the area, to visit the village, not only to see the farm but also to taste even the traditional food of the area, of the village here and of the whole province that includes this area.”

This special farm is located in a very beautiful area in the village of Burres in Delvina, which is located 800 meters above sea level, surrounded by countless natural beauties.